MOTI SOT ME VRANËSIRA DHE MJEGULL PARADITE, PASDITE ME DIELL

MOTI SOT ME VRANËSIRA DHE MJEGULL PARADITE, PASDITE ME DIELL

Moti sot në RMV do të jetë me vranësira dhe diell, ndërsa në disa pjesë të vendit do të ketë mjegull. Do të fryjë një erë e lehtë në drejtim të pjesës veriperëndimore të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -6 deri 1, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 8 deri 13 gradë celsius.

Në Shkup paradite do të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta, ndërsa pasdite do të mbaj mot me diell me vranësira të ulëta deri mesatare. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 8 gradë.

Ndërkohë nga LAMM informojnë për dukshmëri të ulur për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 30 – 50 metra sonte ka në aksin rrugor Shkup – Zhelinë – Tetovë – Gostivar, deri 100 metra në rrugën Makedonski Brod – Kërçovë dhe prej 50 deri 100 metra në aksin rrugor Negotinë – Demir Kapi. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të qarkullimit, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.