KUSH RRITET MË SHUMË FËMIJËT NË FSHAT APO ATA NË QYTET?

KUSH RRITET MË SHUMË FËMIJËT NË FSHAT APO ATA NË QYTET?

Një studim global i botuar në revistën “Nature” zbuloi se gjatësia mesatare e fëmijëve dhe adoleshentëve urbanë midis moshës 5 dhe 19 vjeç tani është pak më e shkurtër se ajo e bashkëmoshatarëve të tyre në zonat rurale në shumicën e vendeve, dhe ky ndryshim është veçanërisht i dukshëm në vendet e pasura,  si SHBA, Britania e Madhe dhe Franca.

Aty ku historikisht kemi parë një përfitim mjaft të qartë nga të jetuarit në qytete, ky përfitim është zvogëluar pak me kalimin e kohës, thotë bashkëautori i studimit Honor Bixby dhe shkencëtar në Universitetin e Essex-it në Angli. Ai shton se mund të konsiderohet pozitiv fakti që gjatësia e fëmijëve nga fshati po shkon vërtet me atë të fëmijëve urbanë. Nga ana tjetër, shkencëtarët ende po përpiqen ta sqarojnë pse ndodh pikërisht kjo.

“Përparësia urbane”

Qytetet kanë qenë prej kohësh të lidhura me shëndet më të mirë, të cilin shkencëtarët e quajnë “përparësia urbane”, për shkak të qasjes më të mirë të njerëzve ndaj kujdesit shëndetësor cilësor, arsimit, sigurisë dhe ushqimit. Barrierat ndaj këtyre burimeve mund të ndikojnë veçanërisht në zhvillimin e hershëm vendimtar të fëmijëve.

Kjo fazë e hershme e jetës me të vërtetë vendos tonin për shëndetin në moshën madhore dhe më vonë. Gjatësia dhe indeksi i masës trupore (BMI) shihen veçanërisht si masa antropometrike të rritjes dhe zhvillimit, sepse lartësia dhe pesha ndikohen nga cilësia e të ushqyerit, si dhe nga një mjedis jetese i shëndetshëm, thotë Bixby, i cili ka punuar në studim së bashku me më shumë se 1500 shkencëtarë nga Noncommunicable Disease Risk Colaboration, një rrjet mbarëbotëror shkencëtarësh dhe mjekësh.

Studimi përfshiu të dhënat e 71 milionë njerëzve

Studimi analizoi të dhënat nga 71 milionë pjesëmarrës nga 2,325 studime të popullsisë të kryera midis viteve 1990 dhe 2020 në 200 shtete dhe territore. Në vitin 1990, fëmijët që jetonin në qytete ishin më të gjatë se ata në zonat rurale, megjithëse në shumicën e vendeve me të ardhura të larta ky ndryshim ishte i papërfillshëm. Megjithatë, deri në vitin 2020, ndërkohë që gjatësia në përgjithësi u rrit për fëmijët në zonat urbane dhe rurale, fëmijët në qytete panë një rritje më të vogël në gjatësi në shumicën e vendeve, zbuloi studimi i ri.

Ajo që doli të ishte një rezultat i shkëlqyeshëm, veçanërisht pasi doli që diferencat në BMI ishin në fakt shumë më të vogla, ishte lartësia. Kur flasim për disavantazhin e vogël urban, nënkuptojmë se lartësia mesatare e popullsisë që jeton në qytete është pak më e ulët se lartësia mesatare e dikujt që jeton në një zonë rurale në të njëjtin vend, shpjegon Bixby.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.