FAKTET E ‘FRIKSHME’ NGA BËRJA E THONJVE ME XHEL

FAKTET E ‘FRIKSHME’ NGA BËRJA E THONJVE ME XHEL

Një studim fundit i universitetit të Kalifornisë zbuloi se rrezatimi i emetuar nga pajisjet që përdoren zakonisht për tharjen manikyrit të thonjve me xhel është i rrezikshëm. Sipas tij, drita UV mund të shkaktojë dëmtim të qelizave të lëkurës dhe ADN-së.

“Studimi ynë tregon se ekziston një rrezik potencial veçanërisht për njerëzit me ndjeshmëri më të lartë ndaj dritës UV,”-u shpreh Maria Zhivagui, studiuese në laboratorin Alexandrov në Universitetin e Kalifornisë.

Për të kuptuar më mirë efektet e rrezatimit nga tharëset me dritë UV, Dr. Zhivagui dhe kolegët e saj ekspozuan qelizat e njeriut dhe të miut ndaj rrezatimit  dhe zbuluan se kur qelizat u ekspozuan ndaj dritës për 20 minuta, u dëmtuan në një shkallë 20% deri në 30%. Ekspozimi për tre seanca 20-minutëshe e çoi në 65% deri në 70% probabilitetin e vdekjes së qelizave dhe shkaktoi dëmtim të pakthyeshëm të AND-së

“Rreziqet shëndetësore që lidhen me këtë shërbim estetik përfshijnë infeksionet e thonjve, acarimin dhe skuqjen e lëkurës nga kimikatet e përdorura si dhe probleme me frymëmarrjen të cilat vijnë nga pluhuri i thonjve që gjendet nëpër sallone,”- tha ajo.

Disa masa parandaluese që mund të ndiqen nga të githë përpara takimit të ardhshëm tek estetistja përfshijnë:

1.Aplikoni kremit ​​dielli përpara për të minimizuar ekspozimin ndaj rrezatimit UV.

2.Shkoni në një sallon me reputacion të mirë dhe sisteme cilësore ajërimi.

3.Pyesni për rregullat e higjenës dhe dezinfektimit përpara se të nisni me procedurën.

4.Shmangni lyerjen e thonjve nëse keni ndonjë prerje, plagë ose gërvishtje “të hapura” në lëkurë.

5.Shmangni prerjen e tepëruar të kutikulave, pasi rrit mundësitë për infeksione.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.