AJRI I NDOTUR SHKAKTAR I VDEKJEVE TË PARAKOHSHME

AJRI I NDOTUR SHKAKTAR I VDEKJEVE TË PARAKOHSHME

Rezultatet e nj studimi të ri tregojnë se ajri i papastër është forma më vdekjeprurëse e ndotjes. Ai është shkaktari i katërt kryesor i vdekjeve të parakohshme.

Kjo i kushton ekonomisë globale qindra miliarda dollarë çdo vit në orë pune të humbura. Studimi i ri “Kostoja e Ajrit të Ndotur: Forcimi i Bindjes Ekonomike për Veprim”, është kryer nga Banka Botërore dhe Instituti i Matjes dhe Vlerësimit të Shëndetit.

Urvashi Narain, ekonomist i lartë për mjedisin në Bankën Botërore ka thënë se:“Motivacioni kryesor i këtij raporti ishte të theksonte sfidën e ajrit të ndotur. Sa i përhapur është ai. Dhe gjithashtu të shtrohet çështja për veprim nga vendet. Ato nuk mund ta injorojnë këtë problem. Ato duhet të veprojnë”.

Studimi thekson se “rreth 90 pë qind e popullsisë në vendet me të ardhura të ulta dhe të mesme, janë të ekspozuar ndaj niveleve të rrezikshme të ndotjes së ajrit.”

Studimi tregon se në vitin 2013 “mbi 5 milionë njerëz gjetën vdekjen nga sëmundjet e lidhura me ajrin e ndotur jashtë dhe brenda shtëpive.”

Kanceri i mushkërive, azma, çrregullime kronike pulmonare dhe infeksione të rrugëve të frymëmarrjes, janë të lidhura me ajrin e ndotur.

Ai mund të kontribuojë gjithashtu në sëmundjet kardiovaskulare. Ajri i ndotur mund të dëmtojë veçanërisht rëndë fëmijët pasi sistemi i tyre imunitar dhe mushkëritë nuk janë të zhvilluara plotësisht.

Shkupi mëngjesin e sotëm është edhe një herë në listën e qyteteve më të ndotura në botë. Shkupi renditet i katërti me 190 mikrogramë për metër kub, sipas listës së Aj-Kjo Eir (IQair). Nuk ka asnjë qytet tjetër nga Ballkani në top 10 listë, ndërsa përpara Shkupit janë Lakore në Pakistan, Bishkek në Kirgistan dhe Accra në Gana është në vendin e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.