ÇFARË DO TË ISHTE MIRË TË KONSUMONIM NË KËTË STINË TË NXEHTË?

ÇFARË DO TË ISHTE MIRË TË KONSUMONIM NË KËTË STINË TË NXEHTË?

Temperaturat e larta mbi 40 gradë Celsius që po mbretërojnë ditët e fundit, imponojnë nevojën për kujdes të shtuar rreth asaj se çfarë do ishte mirë të konsumojmë.

“Duke qenë se dehidratohemi nga të nxehtët, këshillohet konsumimi i 1 litër e gjysmë ujë në ditë, 2-3 porcione frutash, shalqi, pjepër, pjeshkë, nektarina. Këshillohen perimet, domate, speca, kastravec, patate, sallatë. Kosi rekomandohet shumë. Por nuk këshillohet mishi i kuq, që rrit rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe kancer në zorrën e trashë.

Këshillohet të hani mish të bardhë, pra pulë dhe peshk. Alkooli e rëndon organizmin, ëmbëlsirat dhe brumrat gjithashtu. Është mirë që në mëngjes herët dhe pasdite vonë të bëhet stërvitje apo ecje. Ndërsa në plazh merruni me not, lojërat me top janë të mira, por mbani gjithmonë parasysh, jo në orët e pikut”,thot nutricionistja Arlinda Garruci.

Leave a Reply

Your email address will not be published.