ÇKA PO NDIKON PËR SHTIMIN NË PESHË TË QYTETARËVE?

ÇKA PO NDIKON PËR SHTIMIN NË PESHË TË QYTETARËVE?

Industria e produkteve shtazore dhe fermerët në shumë raste injektojnë antibiotikë të ndryshëm tek kafshët, për të nxitur rritjen e tyre të shpejtë. Këto medikamente stimulojnë oreksin dhe kafshët shtojnë shumë në peshë, duke anashkaluar fazat normale të rritjes.

Praktika e injektimit të antibiotikëve nisi të zbatohej në fillim të viteve 50’, kur fermerët në botë kuptuan se gjedhët shtonin shumë në peshë pas trajtimit me ilaçe.

Kjo praktikë nxjerr në pah dy shqetësime shumë të rëndësishme për shëndetin. Shqetësimi i parë ka të bëjë me rritjen e asaj që njihet si rezistenca ndaj antibiotikëve. I dyti është se antibiotikët e përdorur tek mishi ka të njëjtin ndikim edhe tek njeriu që e ha atë.

Autoritetet e shëndetit të shumë vendeve të zhvilluara po i drejtohen industrive përkatëse ngadalësimin e përdorimit të antibiotikëve. Sipas informacioneve të AgroWeb.org, Kanadaja nga ana tjetër është treguar më drastike duke vënë kufizime të mëdha në sasitë e shitura të antibiotikëve nga veterinerët. Kjo nismë është e vështirë të aplikohet në mbarë botën për shkak të pushtetit të madh të industrisë farmaceutike dhe asaj të përpunimit të mishit.

Edhe pse janë politikat shtetërore ato që duhet të funksionojnë, zgjidhja qëndron shumë edhe tek konsumatori, thonë ekspertët. Nëse blerësi refuzon të blejë mish të gjedhëve të rritur me antibiotikë, do të krijohet një efekt zinxhir që do të detyrojë industrinë të ndryshojë standardet e prodhimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.