DISA USHQIME QË NDIKOJNË NË SHËNDETIN OSE NGJYRËN E DHËMBËVE

DISA USHQIME QË NDIKOJNË NË SHËNDETIN OSE NGJYRËN E DHËMBËVE

Stomatologët këshillojnë se duhet të tregoni kujdes me ushqimin nëse doni një buzëqeshje të bukur pasi janë disa ushqime që ndikojnë në shëndetin ose ngjyrën e dhëmbëve edhe pse mund të duken të sigurta për t’i konsumuar.

Domatet – Domatet përmbajnë acid njësoj sikurse pemët citrike. Ky acid i dëmton dhëmbët dhe e rrit ndjeshmërinë dentale.

Boronicat – Boronicat nuk ndikojnë negativisht në shëndetin e dhëmbëve, por i ngjyrosin dhëmbët me ngjyrë të kaltër. Stomatologët këshillojnë të mos i konsumoni shpesh boronicat dhe në këtë mënyrë do të shmangni ngjyrimin e tyre. Personat që i konsumojnë shpesh boronicat kanë dhëmbë të verdhë.

Vera e bardhë – Vera e bardhë ndikon drejtpërdrejt në smaltin e dhëmbëve.

Vera e kuqe – Ndryshe nga vera e bardhë, vera e kuqe nuk ndikon negativisht në shëndetin e dhëmbëve, por në ngjyrën e bardhë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.