GRIPI SEZONAL PO PREK MË SË SHUMTI GRUPMOSHAT 5 DERI NË 14 VJEÇ

GRIPI SEZONAL PO PREK MË SË SHUMTI GRUPMOSHAT 5 DERI NË 14 VJEÇ

Ditëve të kaluara grupmoshat nga 5 deri 14 vjeç, kanë shënuar rritje të infektimeve me viruset sezonale, bën të ditur Instituti i Shëndetit Publik në RMV.

IShP rekomandon që mbrojtja më efektive nga viruset dhe gripet sezonale  është vaksinimi, veçanërisht për personat që i përkasin të ashtuquajturve grupe të rrezikut, të moshuarit mbi 65 vjeç, fëmijët 6-59 muajsh, personat mbi 6 muaj me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe punonjësit e shëndetësisë. Siç bëhet e ditur, që nga fillimi i vaksinimit, janë vaksinuar 54,109 persona nga kategoritë e rrezikut të popullsisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.