NË RAJONIN E POLLOGUT HAPET QENDRA PËR GRATË VIKTIMA TË DHUNËS NË FAMILJE

NË RAJONIN E POLLOGUT HAPET QENDRA PËR GRATË VIKTIMA TË DHUNËS NË FAMILJE

Zyrtarisht është vendosur shërbim social – Qendra për gratë viktima të dhunës në familje në rajonin e Pollogut, një hap i madh për mbrojtjen e grave viktima të dhunës në familje.

Siç bën të ditur Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Qendra për gratë viktima të dhunës në familje është njësi organizative e Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale Gostivar.

Qeveria, si nënshkruese e Konventës së Stambollit dhe pjesëmarrëse besnike në luftën kundër dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave dhe vajzave, ofroi shërbimin e qëndrimit të përkohshëm duke hapur Qendrën për gratë viktima të dhunës.

“Nëpërmjet këtij shërbimi, Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ofrojnë strehim, mbrojtje, ndihmë psiko-sociale dhe mbështetje për viktimat që kanë përjetuar dhunë apo abuzim, me qëllim tejkalimin e situatës, forcimin e kapaciteteve dhe integrimin e tyre social në shoqëri. Akomodimi i nevojshëm i viktimës në qendër mund të zgjasë tre muaj me mundësi të zgjatjes për tre muaj ose një vit nëse është rast i jashtëzakonshëm. Gjatë akomodimit njerëzve u ofrohet ndihmë psiko-sociale, mbështetje dhe aktivitete të tjera”, thonë nga MPPS.

Nëse viktima ka edhe fëmijë të vendosur në qendër dhe të cilët janë të përfshirë në procesin edukativo-arsimor, punëtorët profesionistë janë të detyruar të sigurojnë vazhdimin e shkollimit të rregullt të fëmijëve, fuqizimin ekonomik të viktimës dhe përfshirjen e saj aktive në tregun e punës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.