ILAÇET KUNDËR OBEZITETIT PJESË E BARNAVE THELBËSORE

ILAÇET KUNDËR OBEZITETIT PJESË E BARNAVE THELBËSORE

OBSH po konsideron përfshirjen e tyre muajin e ardhshëm, ekspertët shprehen se duhen prova për të kuptuar efektivitetin.

Barnat që luftojnë obezitetin mund të bëhen pjesë për herë të parë në “listën e barnave thelbësore” të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Një panel këshilltarësh të OBSH-së do të shqyrtojë kërkesat e reja për barna që do të përfshihen muajin e ardhshëm, me një listë të përditësuar që pritet të bëhet publike në Shtator.

Kërkesa për të marrë në konsideratë barnat e obezitetit u paraqit nga tre mjekë dhe një studiues në Shtetet e Bashkuara. Pjesë e listës janë ilaçet e obezitetit Saxenda dhe Wegovy. Një vendim i OBSH-së për të përfshirë Saxenda në listë do të shënonte një qasje të re ndaj obezitetit global nga agjencia shëndetësore.

Trajtimi Saxenda, një injeksion që bëhet vetëm një herë në ditë ka treguar se ndihmon njerëzit të ulin 5%-10% të peshës së tyre trupore. Megjithatë ekspertët shprehen se si për Saxenda ashtu edhe për Wegovy, ka mungesë të të dhënave afatgjatë të sigurisë dhe efektivitetit për obezitetin prandaj duhet që të kryen shumë prova që të japin rezultat në popullatë.

OBSH tha se paneli i ekspertëve do të shqyrtojë provat për këto barna gjatë muajve të ardhshëm. Ata gjithashtu mund të kërkojnë një vlerësim më të gjerë të llojeve të tjera të trajtimeve për humbje peshe në të ardhmen. Mbi 650 milionë të rritur në mbarë botën janë obezë, më shumë se trefishi i normës në vitin 1975 dhe afërsisht 1.3 miliardë të tjerë janë mbipeshë, sipas OBSH-së.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.