KËSHILLA NGA PSIKOLOGU SI TË LARGOHENI NGA VARËSITË

KËSHILLA NGA PSIKOLOGU SI TË LARGOHENI NGA VARËSITË

Varësia është një dëshirë apo shtytje e theksuar ndaj një substance që krijon lidhje psikologjike me të. Varshmëria mund të krijohet me substanca të ndryshme, jo doemos vetëm ato narkotike thot psikologu Besnik Kadriu.

Ai thekson se: “Ka shumë lloje të varshmërive tek substancat që cilësohen “të buta”, duke vendosur një theks tek pijet e ndryshme, sheqernat apo në prizmin tjetër edhe lojërat elektronike, bixhozi e të tjera”.

Duhani e kafeja, shton psikologu kadriu për Radio Dukagjini, hyjnë në grupin e substancave narkotike të buta, që nuk zgjojnë vëmendje në pjesën klinike, pasi ka shumë pak raste ku përsonat kërkojnë ndihmë për një varësi të tillë. Substanca të tilla sipas tij krijojnë tolerancë, dhe vazhdimisht individi duhet të rrisë dozën e konsumimit për të ndjerë kënaqësinë që kërkon.

Largimi nga këto varshmëri sipas Kadriut ka simptoma reale, pasi trupi mësohet me dozat e konsumimit të përditshëm, dhe duhet të kalojë një kohë derisa trupi ta rimarrë vetën. Koha e rikuperimit, shton psikologu, dallon, tek substancat e buta është më e shkurtër krahasuar me narkotikët e rëndë.

Duhani, sipas psikologut, edhe me literaturë konsiderohet si një nga substancat më të vështira për t’i lënë, pasi ka efektin social, krijohet në një ritual, rritet efekti i tolerancës dhe kombinimi i tyre krijon një kompleksitet që krijon vështirësi të ndërprerjes.

Mënyra më e mirë e largimit nga të gjitha substancat, nënvizon Kadriu, është ndërprerja e menjëhershme e tyre dhe kërkimi i ndihmës profesionale, pasi duhani si shembull, në shumicën e rasteve mund të ndalohet vetëm me terapi, dhe rruga më e lehtë t’ia dalin është marrja e shërbimit profesional.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.