CILAT BIMË RRISIN IMUNITETIN GJATË DIMRIT?

Shumë njerëz e perceptojnë dimrin si një kohë pushimi dhe konsumimi të asaj që është përgatitur dhe mbledhur gjatë verës dhe vjeshtës. Kur bëhet më i ftohtë, gjithmonë duhet të hamë dhe të pimë diçka të ngrohtë.

Në dimër duhet ta ngrohim trupin nga brenda dhe çfarë mund të jetë më e mirë se përdorimi i bimëve në ushqim apo pije?

Këtu janë disa bimë që ndikojnë në imunitetin tuaj dhe mund të konsumohen në dimër:

Kamomili

Kamomili është një nga bimët më të famshme të pranishme pothuajse në çdo familje. Ai përmban vaj esencial që i jep çajit një aromë të këndshme dhe përveç që është i shëndetshëm, përdoret me shekuj si një qetësues për gjumë. Shkencëtarët ia atribuojnë efektin qetësues alfa-bisabolit, një përbërës që gjendet në vaj.

Rigon

Kjo barishte e njohur italiane shpesh shtohet në pica dhe makarona dhe shpesh si një shtesë mishi për shije freskuese. Gjatë dimrit, përdoreni në supa dhe zierje. Jo vetëm që e bën ushqimin të shijshëm, por është edhe shumë i dobishëm. Rigoni i egër është veçanërisht i rëndësishëm si ilaç, përbërësi aktiv i të cilit karvakroli i jep efekte antioksiduese, antiseptike, antibakteriale dhe antivirale trupit.

Rozmarina

Rozmarina e freskët dhe e thatë është një shtesë shumë e njohur për specialitete të ndryshme të kuzhinës, veçanërisht për mishin. Shumë nuk e dinë se bën mrekulli në trup nëse përdoret rregullisht. Studimet kanë treguar se ndihmon në luftimin e simptomave të alergjisë dhe lehtëson njerëzit që vuajnë nga astma. Ajo stimulon qarkullimin dhe për këtë arsye rekomandohet për personat që kanë pësuar goditje në tru ose personat që kanë probleme me kujtesën.

Secila prej këtyre bimëve është e dobishme, veçanërisht në muajt e dimrit sepse mbron nga ftohja, viruset dhe gripi./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.