USHQIMET DHE PIJET PËR MBROJTJEN E MUSHKËRIVE

USHQIMET DHE PIJET PËR MBROJTJEN E MUSHKËRIVE

Për një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme një nga elementet kyçe duhet të jetë mbrojtja e sistemit respirator. E gjithë kjo fillon nga mënyra e të ushqyerit, konsumimi i pijeve dhe substancat tjera që ne fusim në organizëm. Ju sjellim disa ushqime dhe pije të cilat mund të cilat janë shumë të nevojshme për shëndetin e mushkërive.

UJI

Uji është i pari në listë sepse ai e hidraton organizmin plotësisht. Sa më të dehidratuara mushkëritë aq më i lartë është  niveli i irritimit të tyre. Për më tepër, në çdo gotë me ujë ju do të merrni më shumë oksigjen të nevojshëm.

FRUTAT E MALIT

Shëndeti i mushkërive është i lidhur fort me praninë e toksinave. Frutat e malit janë ideale për pastrimin e mushkërive nga toksinat. Boronicat, rrushi, luleshtrydhet kanë shumë antioksidantë që ofrojnë mbrojtje nga kanceri, përfshirë këtu atë të mushkërive.

FASULET

Fasulet janë të mira si për zemrën, ashtu edhe për mushkëritë. Ato janë një burim shumë i mirë i fibrës dhe një racion i tyre plotëson 50 përqinad të nevojës ditore për fibër. Një regjim ushqimor i pasur me fibër luan një rol kyç në shëndetin e mushkërive dhe një burim i mirë fibrash janë mollët.

MOLLËT

Mollët përmbajnë vitamina dhe minerale thelbësore për funksionin e duhur të mushkërive. Bëhet fjalë për vitaminën C, prania e së cilës ul rrezikun e kancerit të mushkërive. Për më tepër, ato përmbajnë fibër dhe ujë.

SHEGA

Shega është një heroinë e vërtetë në mesin e ushqimeve të shëndetshme. Ajo është e pasur me antioksidantë dhe acid elagjik që ngadalëson rritjen e qelizave kancerogjene në mbarë trupin, përfshirë mushkëritë.

SPECAT E KUQ DJEGËS

Specat djegës janë mirëbërës jo vetëm kundër sinozitit por edhe për pastrimin e sistemit të frymëmarrjes nga infeksionet. Kapsaicina është një përbërës aktiv i specave, që pastron mushkëritë dhe ngadalëson rritjen e qelizave kancerogjene në mushkëri./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.