MOSHA E PREFERUAR PËR SHTATZËNI

MOSHA E PREFERUAR PËR SHTATZËNI

Nuk ka “moshë perfekte” se kur duhet të mbeteni shtatzënë. Vendimi për të krijuar familje varet në disa faktorë duke përfshirë moshën dhe gatishmërinë tuaj që të bëheni prind. Nëse jeni 20 apo 40-vjeçar nuk do të thotë që ju nuk mund të keni një fëmijë të shëndetshëm.

Mjekët sqarojnë se në të 20-at femrat kanë më shumë mundësi që të mbeten shtatzënë. Kjo është koha kur femra ka cilësi të numrit të vezoreve. Në të 30-at fertiliteti fillon të bie, pas moshës 35-vjeçare shpejtësia e uljes së fertilitetit fillon të rritet. Gratë lindin me të gjitha vezët që janë 1 milionë prej tyre. Numri i vezoreve gradualisht ulet nga mosha në moshë. Rreth moshës 37-vjeçare numri i vezëve të mbetura është 25 mijë, shkruan healthline.

Komplikimi në shtatzëni mund të jetë më i madh nga mosha 35-vjeçare. Në të 40-at është paksa e vështirë që të mbeteni shtatzënë në këtë moshë sepse cilësia e vezëve bie. Vezët e vjetra mund të kenë më shumë probleme në kromozome gjë që dërgon në një lindje jo të shëndetshme dhe fëmija mund të lind me defekte.

Shumë gra kanë një lindje normale dhe të shëndetshme edhe pse janë në të 40-at por rreziku për një lindje më të rrezikshme është më i madh, këshillojnë gjinekologët. Pas moshës 40-vjeçare duhet të bëhen teste të veçanta me monitorime që të shihet nëse mund të ketë komplikime gjatë shtatzënisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.