NJË MILION NJERËZ NË SOMALI VUAJNË NGA MUNGESA E USHQIMIT

NJË MILION NJERËZ NË SOMALI VUAJNË NGA MUNGESA E USHQIMIT

Për shkak të thatësirës më të madhe në 40 vitet e fundit në Somali një milion njerëz vuajnë nga mungesa e ushqimit dhe ujit.

Abdirahman Abdishakur Warsame, përfaqësuesi special i Presidencës Somaleze për Luftimin e Thatësirës për AA tërhoqi vëmendjen për nevojën që Somalia dhe komuniteti ndërkombëtar të punojnë së bashku.

“Unë po vizitoj vende të ndryshme dhe po vëzhgoj ata që janë prekur nga thatësira. Ne po përpiqemi të koordinohemi për t’i ndihmuar këta njerëz”, tha Warsame.

Koordinatori i OKB-së për Somalinë Adam Abdelmoula, tha se Somalia ka përjetuar thatësirën më të rëndë që ka parë ndonjëherë. Ai potencoi se shumë rajone të Somalisë po luftojnë me thatësirën dhe se më shumë se 7 milionë njerëz, ekuivalente me rreth gjysmën e popullsisë së vendit, kanë nevojë për ndihmë urgjente.

Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dr. Mamunur Rahman Malik tha se problemi i ushqimit ndikon negativisht në shëndetin e njerëzve.

“Ne mendojmë se në të ardhmen njerëzit do të vdesin më shumë nga sëmundjet sesa nga uria, nëse nuk merren masa paraprake”, tha Malik.

Qeveria somaleze ka shpallur “emergjencë” mbarëkombëtare që nga 23 nëntori i vitit 2021 për shkak të thatësirës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.