NË ÇDO 5 MINUTA KANCERI GJINEKOLOGJIK I MERR JETËN NJË GRUAJE

NË ÇDO 5 MINUTA KANCERI GJINEKOLOGJIK I MERR JETËN NJË GRUAJE

Pothuajse çdo pesë minuta, jeta e një gruaje përfundon për shkak të kancerit gjinekologjik. Në nivel global, kanceret gjinekologjike vlerësohen se përbëjnë afërsisht 19% të karcinomeve të diagnostikuara rishtazi tek gratë, gjysma e të cilave mund të klasifikohet si e rrallë.

Përafërsisht 80,000 raste të reja të kancerit të rrallë gjinekologjik diagnostikohen çdo vit në Evropë.Mjekët thonë se sëmundje të tilla të rralla onkologjike janë edhe më të rralla në Maqedoninë e Veriut sepse jemi një vend i vogël, prandaj për trajtimin e tyre përvoja e mjekëve nga e gjithë bota ka rëndësi të veçantë.

“Në një grupë me aspekte specifike, kode specifike gjenetike, qeliza specifike, mundet me terapi të specializuar që karcinomin ta shërojmë seriozisht. Megjithatë të njejtin ilaç i dhënë tek një pacient tjetër që ka strukturë tjetër gjenetike, jo vetëm që mund ti ndihmojë në këtë rast por edhe ta dëmtojë pacientin”, thot Gligor Tofovski nga Klinika për Gjinekologji dhe Akusheri.

Karcinomet të rralla gjinekologjike në mbarë botën janë diagnostikuar tek vajzat e reja dhe ato në pubertet, sepse një cikël i parregullt ose i shpeshtë mujor duhet të jetë një alarm për të vizituar një gjinekolog.

“Nëse keni sëmundje të rrallë, pavarëisht a është gjinekologjike apo tjetër, mënyra e vetme që të përballeni është që të arrini rezultate të mira. Nga bashkëpunimi ndërkombetar me mjek të ndryshëm jo vetëm nga një lëmi por nga lëmi të ndryshme dhe me fuqi të bashkuara, mund të gjendet rruga e duhur për trajtim të këtyre pacientëve” deklaroi Xhin Kalleha Aguis nga Universiteti i Mjekësisë në Malta.

Karcinomet e rralla gjinekologjike shoqërohen gjithashtu me një prognozë të keqe, dhe shkalla e përgjithshme e mbijetesës për pacientët me kancere të rralla gjinekologjike është gati 50%, u tha në ditën botërore të karcinomit.

Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.