NËSE BËNI MË PAK SE 7 ORË GJUMË RREZIKOHENI NGA ALZHEIMERI

NËSE BËNI MË PAK SE 7 ORË GJUMË RREZIKOHENI NGA ALZHEIMERI

Sudiuesit së fundi kanë zbuluar se gjumi i çrregullt mund të ndikojë në sëmundje të ndryshme që lidhen me trurin.

Sipas tyre ata që flenë më pak se 7 orë në natë mund të rrisin rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit.

Kjo sëmundje prek një në gjashtë persona mbi moshën 80 vjeçare dhe mendohet se rreth 850 mijë njerëz në total vuajnë vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Studiuesja kryesore, Laura Stankeviciute nga “Fundacion Pasqual Maragall, Barcelona” ka folur në lidhje me këtë çështje, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

“Të dhënat epidemiologjike dhe eksperimentale të disponueshme deri më sot sugjerojnë tashmë se anomalitë e gjumit kontribuojnë në rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit, Por, studimi i ri forcon më tej hipotezën se ndërprerja e gjumit mund të përfaqësojë një faktor rreziku për sëmundjen e Alzheimerit”, është shprehur ajo.

Hulumtimet e mëparshme kanë zbuluar se pesë ose më pak orë gjumë në natë mund t’i vendosë individët në një rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjeve të shumta kronike si sëmundjet e zemrës, depresioni, kanceri ose diabeti, derisa ekspertët sugjeruan që çdo njeri duhet të bëjë 7 deri në 8 orë gjumë në natë.

Ndryshe, shenjat e para të sëmundjes së Alzheimerit, janë humbja e përkohshme e kujtesës, vështirësitë në përqëndrim, përpjekja për të gjetur fjalët e duhura ose e keni të vështirë të ndiqni një bisedë, ndryshimet e humorit, etj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.