OBSH MBËSHTETJE RMV-SË NË FORCIMIN E KUJDESIT PARËSOR SHËNDETËSOR

OBSH MBËSHTETJE RMV-SË NË FORCIMIN E KUJDESIT PARËSOR SHËNDETËSOR

OBSH, e mbështet Maqedoninë e Veriut në forcimin e kujdesit parësor shëndetësor, i cili është themel i shëndetit publik. Përmes ekspertizës, OBSH e mbështet vendin në tejkalimin e sfidave të identifikaura që pengojnë qasjen e njerëzve në shërbimet e kujdesit shëndetësor.

“Qëllimi ynë është që të gjithë qytetarët në Maqedoninë e Veriut të kenë qasje në kujdes shëndetësor të cilësisë së lartë, pavarësisht nga vendbanimi apo statusi socio-ekonomik”, thekson dr. Ane Johansen, përfaqësuese speciale e OBSH-së në Maqedoninë e Veriut dhe u.d. shefe e Zyrës së OBSH-së në Shkup

OBSH gjithashtu punon me Ministrinë e Shëndetësisë në drejtim të mbrojtjes, mbështetjes dhe rritjes së fuqisë punëtore shëndetësore si prioritet strategjik. Kjo përfshin investimin në edukimin dhe zhvillimin e aftësive të punonjësve shëndetësorë për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve shëndetësore, si dhe përmirësimin e mundësive të punësimit për punonjësit e shëndetësisë.

Duke njohur rolin e rëndësishëm të Ministrisë së Shëndetësisë në arritjen e këtyre synimeve, OBSH mbështet gjithashtu forcimin e funksioneve qeverisëse dhe menaxhuese të Ministrisë. Puna e OBSH-së në Maqedoninë e Veriut përfshin gjithashtu mbështetjen për shëndetin e nënës dhe fëmijës, reduktimin e faktorëve të rrezikut për sëmundjet jo të transmetueshme për parandalim dhe kontroll, shëndetin mendor, imunizimin, gatishmërinë dhe reagimin ndaj emergjencave dhe një sërë fushash të tjera.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim progresin drejt mbulimit shëndetësor universal, mbrojtjen e qytetarëve gjatë krizave të shëndetit publik, promovimin e shëndetit dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve, si dhe forcimin e kapaciteteve të Ministrisë së Shëndetësisë për të zhvilluar dhe zbatuar politika të bazuara në prova me të cilat përmirësojnë rezultatet shëndetësore”, thotë Dr. Johansen.

Ndryshe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në 75 vjetorin e themelimit, që përkon me Ditën Botërore të Shëndetësisë, nis fushatën “Shëndet për të gjithë”. Që të sigurohet shëndet për të gjithë, janë të nevojshme shërbime shëndetësore të përballueshme, me cilësi të lartë, një fuqi punëtore të fortë shëndetësore që ofron kujdes të fokusuar të pacientët, si dhe politikëbërës të angazhuar për të investuar në mbulimin shëndetësor universal.

“Përvjetori i OBSH-së paraqet një mundësi për të parë sukseset e arritura në fushën e shëndetit publik në të kaluarën, por edhe për t’u fokusuar në përballjen me sfidat e së ardhmes me shkencë, zgjidhje dhe solidaritet, thekson dr. Ane Johansen, përfaqësuese speciale e OBSH-së në Maqedoninë e Veriut.

Këto qëndrime u paraqitën në punëtorinë e OBSH-së, kushtuar ngritjes së kapaciteteve kombëtare.

Qeveria e RMV-së është e angazhuar në konceptin e mbulimit universal me shërbimet shëndetësore dhe me qëllim që të futë reforma të suksesshme që do të çojnë në rezultate konkrete dhe të dukshme, me rëndësi kyçe është edhe forcimi i kapaciteteve tona, i funksioneve për mirëqeverisje dhe menaxhim.Në këtë proces, mbështetja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë është shumë e rëndësishme, theksoi ministri i Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.