PËRDORIMI I PAJISJEVE TEKNOLOGJIKE, RREZIKON ZHVILLIMIN E PËRGJITHSHËM TË FËMIJËS

 

Shum prindër për ta qetësuar fëmijën e tyre i japin celularin. Përdorimi i tepërt i telefonave intelegjentë u shkaktojnë probleme fëmijëve, si në sjellje, kufizim të kreativitetit dhe ngadalësojnë zhvillimin motorik të tyre,thonë psikologët dhe logopedët.

Psikologia Edina Mici Ademi thotë se përdorimi i tepërt i telefonit lë pasoja tek fëmijët si në zhvillimin emocional, vonesë në të folurit, në socializim, në koncentrim etj. Si shembull ajo thekson:

“Kur nëna e ushqen ndërsa fëmija është përballë ekranit në atë moment vetëdija ëshë fokusi i fëmijës nuk është te ushqimi është direkt te telefoni ose ekrani televiziv dhe fëmija nuk është i vetëdijshëm se çfarë konsumon. Fëmija është i fokusuar tek telefoni dhe nuk i pranon ato impulse prandaj fëmija han aq sa i jepet derisa nëna është e kënaqur.”, thot për Ajo.mk psikologia Edina Mici Ademi.

Ajo njëherit thekson se fëmijët marrin shembull nga prindët e tyre edhe sa i përket përdorimit të telefonit. “Atë që e bën prindi e bën edhe fëmija edhe pse i themi mos e bëj ai do ta praktikojë modelin tonë.”, tha Ademi.

Sipas logopedëve, përdorimi i tepërt i telefonit tek fëmijët nga mosha e hershme, ndikon në zhvillimin e të folurit, ndërsa prindët me vonesë vendosin ti dërgojnë te logopedi.

“Në kohën që jemi duke jetuar është vonesa në të folur që shfaqet shumë herët dhe trajtimi është i vonshëm. Prindët fillojnë ta sjellin te logopedi në moshë të vonshme, sepse mendojnë se do të fillojë të flasë.”, thot për Ajo.mk logopedia Egzona Murtezani.

Sipas kopetentëve shëndetësorë edhe pse telefonat inteligjentë mund të jenë të përshtatshëm për ta qetsuar apo ushqyer fëmijln, ata ndryshojnë negativisht edhe në lidhjen që supozohet të ekzistojë midis një prindi dhe një fëmije.

Me qasje të lehtë përmes një telefoni të mençur, në pjesën më të madhe të lojës së tyre, fëmijët kanë një platformë për t’u bombarduar me lojëra të ndryshme emocionuese. Këto lojëra kufizojnë kreativitetin dhe imagjinatën e tyre dhe ngadalësojnë zhvillimin e tyre motorik dhe sensor optik.

Sipas një studimi amerikan, një telefon celular në dhomën e gjumit mund të sjellë ndjeshëm më pak gjumë, të flenë më vonë si fëmijët ashtu edhe të rriturit.

Sipas studiuesve amerikanë, një telefon i mençur është i dëmshëm për zhvillimin social-ekonomik të një fëmije pasi që devijon vëmendjen e fëmijës.

Përdorimi i kohës interaktive të ekranit në pajisje të tilla mund të dëmtojë gjithashtu zhvillimin e aftësive të fëmijës për matematikën dhe shkencën.

Poashtu përdorimi i këtyre pajisjeve teknologjike, mund të bëhet burim i një varësie./Ajo.mk

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.