66% E QYTETARËVE TË RMV VLERËSOJNË SE INTERNETI NDIKON NEGATIVISHT TEK FËMIJËT

66% E QYTETARËVE TË RMV VLERËSOJNË SE INTERNETI NDIKON NEGATIVISHT TEK FËMIJËT

Dy të tretat e qytetarëve vlerësojnë se internet ndikon negativisht ndaj fëmijëve. Kështu tregon hulumtimi i fundit që për “Detektor” që e ka realizuar Instituti për Hulumtime Politike – Shkup, sipas të cilit, 66% e qytetarëve vlersojnë se interneti negativisht ndikon tek fëmijët, derisa 24.3% mendojnë se ka ndikim pozitiv.

Sipas strukturës etnike, për ndikimin e dëmshëm të internetit, 71.3% janë maqedonas kurse 49.4% shqiptarë.

Mbi tre të katërtat e qytetarëve apo 78.8% vlerësojnë se fëmijët kalojnë shumë kohër në internet, kurse madje 85% kanë qëndrimin se interneti ka ndikim në rritjen e tjetërsimit social të fëmijëve.

Një shumicë e madhe e qytetarëve, vlerësojnë se shteti duhet të ndalojë disa aplikacione ose rrjete sociale që nuk janë adekuate për personat e mitur. Këtë qëndrim e ndajnë 84.9% e qytetarëve.

Më të rinjtë kalojnë më shumë kohë në internet. Për shkak se anketa përfshin vetëm persona të moshës madhore, madje 34.8% e të anketuarve që kanë më pak se 30 vjet, kalojnë më shumë se 4 orë në internet.

Anketën për “Detektor” e ka zbatuar Instituti për Hulumtime Politike Shkup, nga 27 deri më 30 Mars 2023 me 1.117 të anketuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.