CILËT JANË FAKTORËT QË ÇOJNË DERI TE DHUNA DHE KRIMI NË FAMILJE?

CILËT JANË FAKTORËT QË ÇOJNË DERI TE DHUNA DHE KRIMI NË FAMILJE?

Kushtet e vështira ekonomike, papunësia, pamundësia e pavarësisë, janë disa nga faktorët që kontribuojnë në tensione dhe konflikte brenda familjes, të cilat shpesh eskalojnë në aggression dhe krim brenda familjes. Kështë theksojnë ekspertët, duke komentuar dy vrasjet e fundit të prindërve javën që lamë pas në Shkup dhe Kumanovë.

“Njëra nga vrasjet është kryer në një ambient familjar. Duket se vrasësi ka qenë shumë më i qetë, ka vrarë dy viktimat, ka fjetur, ka pasur plan për të vrarë një pjesëtar të tretë, ndaj ka bërë të ditur vetë se ka kryer vrasjen. Ndërsa vrasja tjetër më shumë duket sikur ka ndodhur për shkak të një konflikti në një gjendje të fortë tensioni psiqik”, u shpreh psikiatrja në spitalin e Kumanovës, Adriana Bogdanovska Toskiq.

Ekspertët  u bëjnë thirrje familjeve që të mos i fshehin problemet, për të parandaluar pasoja të tilla tragjike. Në rastin e çrregullimeve mendore është i nevojshëm diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi i vazhdueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.