JAVËN E ARDHËSHME MOTI DO TË JETË ME VRANËSIRA DHE RRESHJE

JAVËN E ARDHËSHME MOTI DO TË JETË ME VRANËSIRA DHE RRESHJE

Moti sot në RMV do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga jugu.

Temperatura minimale do të lëvizë nga minus katër deri në tre gradë celsius, ndërsa maksimalja deri në 11 gradë.

Siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidro Metereologjike, temperatura minimale në kryeqytet do të zbresë deri në një gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 11 gradë Celsius.

Të hënën moti do të jetë i ftohtë në mëngjes me paraqitje të mjegullës nëpër lugina. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët, pasdite dhe gjatë natës në pjesët perëndimore do të ketë reshje shiu, në zonat malore borë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në luginën e Vardarit erë herë pas here e fortë nga drejtimi jugor.

Në Shkup paradite do të mbajë mjegull, ndërsa ditën me vranësira mesatare deri në mënyrë të konsiderueshme me erë të dobët deri mesatare jugore.

Në ditët në vijim, do të ketë një periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe ngritje të temperaturave. Do të ketë reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ndryshueshëm, ndërsa në male reshje bore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.