DEPRESIONI PAS LINDJES TE NËNAT DHE PASOJAT NËSE NUK TRAJTOHET

DEPRESIONI PAS LINDJES TE NËNAT DHE PASOJAT NËSE NUK TRAJTOHET

Një ndër sfidat më të mëdha të jetës për nje grua është të sjellë në jetë një fëmijë. Ndjenja të reja,  ndryshime hormonale të theksuara, ndryshime në trup dhe në jetë e tyre bën që të kenë depresion pas lindjes ose depresion post –partum.

Në vendin tonë kemi shtim të rasteve të grave që vuajnë nga depresioni post-partum.

Depresioni post-partum, sa e rëndësishme është të trajtohet?

Depresioni post-partum në ditët e sotme është shumë i rëndësishëm për t’u trajtuar dhe për të dhënë informacion të detajuar për nënat e reja që presin të bëhen prind, sidomos tek nënat që e kanë fëmijën e parë.  Sigurisht që duhen patur në vëmendje dhe ato gra që e kanë fëmijën e dytë, të tretë etj. Në periudhën e shtatzanisë nënat hasen me ndryshime të mëdha hormonale, fizike dhe e përjetojnë ndryshe secila në formën e saj.

Çfarë e shkakton depresionin post-partum?

Ka disa shkaqe:

Ndryshimet hormonale të cilat çojnë në një devijim emocional

Kushtet sociale ekonomike

Përballja me diçka të re që nuk është provuar më parë.

Cila janë simptomat që ka depresioni post-partum?

Koha që zgjat kjo gjendje është 3-4 ditë pas lindjes së fëmijës. Disa nga simptomat janë:

Mbyllje në vetvete

Të qara

Nuk dëshiron të ketë kontakt me fëmijën e sapolindur

Është e domosdoshme që të ketë një kontroll tek specialisti i shëndetit mendor dhe sigurisht tek një psikolog i kësaj fushe ku dhe mbulohet ky shërbim nëse këto simptoma janë  për një periudhe 2 javore .

Cilat janë pasojat nëse nuk trajtohet depresioni pas lindjes?

Zakonisht pasoja ka nëse nuk trajtohet në mënyrën dhe metodën e këshillimit të shpejtë psikosocial. Vazhdimi i gjendjes së mbyllur ne vetvete; mos dëshirimi i kontaktit me fëmijën deri në depresion të thelluar.

A e kalojnë të gjitha nënat depresionin pas lindjes?

Depresioni pas lindjes nuk shfaqet tek të gjitha nënat.

Psikologu ofron mbështetje psikologjike duke përfshirë elemente të të kuptuarit për të mbështetur ndërtimin e lidhjes mes nënës dhe foshnjës, ndihmon nënën të menaxhojë emocionet, të përjetojë sa më qetë periudhën e shtatzënisë dhe më tej kohën pas ardhjes në jetë të të porsalindurit.

Përmes trajtimeve të duhura, simptomat e lehta të depresionit post-partum mund të mund të zhduken brenda një periudhe një javore. Ndërkohë, për shqetësime më të zgjatura rekomandohet këshillim psikologjik & psikoterapi.
Në raste më të rënda është i nevojshëm trajtimi më intensiv në kushte spitalore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.