ËSHTË RRITUR NDJESHËM NUMRI I PËRDORUESVE TË DROGËS, DOMINOJNË BURRAT

ËSHTË RRITUR NDJESHËM NUMRI I PËRDORUESVE TË DROGËS, DOMINOJNË BURRAT

Më shumë njerëz janë duke injektuar droga ilegale sesa është menduar paraprakisht, kanë thënë Kombet e Bashkuara në një raport për përdorimin e drogës në nivel global.

Në total, 13.2 milionë njerëz kanë injektuar droga në vitin 2021, apo 18 për qind më shumë sesa është vlerësuar paraprakisht, ka thënë Zyra e OKB-së për Droga dhe Krim.

Sipas kësaj agjencie, me bazë në Vjenë, substancat sintetike sikurse fentanili dhe metamfetamina dominojnë në tregun e drogës ilegale.

Në botë, numri i përdoruesve të drogës është rritur për 23 për qind, dhe çrregullimet e lidhura pas përdorimit të saj janë rritur për 45 për qind brenda një dekade, duke prekur shifrën 40 milionë.

Sipas raportit, njerëzit me çrregullime të shëndetit mendor, ata me kushte jo të mira socio-ekonomike dhe të rinjtë, janë më të cenueshmit.

Evropa Lindore dhe Amerika Veriore është thënë se e kanë mundësinë më të madhe të njerëzve që injektojnë droga, në krahasim me Lindjen dhe Azinë Juglindore.

Sipas gjetjeve të raportit, burrat kanë pesë herë më shumë mundësi që të injektojnë droga dhe t’i nxisin partneret e tyre që ta fitojnë shprehinë e njëjtë.

Sa i përket trajtimit, një në pesë persona mund të ketë qasje të lehtë në të.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.