NËSE NUK FLINI SA DUHET POR EDHE NËSE E TEPRONI ME GJUM DO TË KENI PROBLEME SHËNDETËSORE

NËSE NUK FLINI SA DUHET POR EDHE NËSE E TEPRONI ME GJUM DO TË KENI PROBLEME SHËNDETËSORE

Mos bërja e gjumit të mjaftueshëm mund të çojë në çrregullimin e një numri te madh të gjërave. Pse gjumi është kaq i rëndësishëm? Dhe cilat janë pasojat nëse nuk flini sa duhet.

Do të hani më shumë. 300 kalori më shumë, të jemi të saktë. Një studim i fundit zbuloi se personat me pagjumësi, kur iu lejohej të hanin çdo gjë që dëshironin, ata kishin ngrënë më tepër se sa kur kishin fjetur një natë të plotë me gjumë.

Nuk do të jetoni gjatë. Hulumtuesit mund të kenë gjetur sekretin e jetëgjatësisë- sipas një studimi thuhet se femrat që flejnë më pak se 5 orë në natë, kishin më pak gjasa që të jetojnë më shumë se sa ata që e bënin gjumin e plotë.

Do të pushoni më shumë. Logjikisht, nëse ju rregullisht konsumoni më shumë kalori çdo ditë, dihet se do të peshoni edhe më shumë, por shtimi në peshë nuk shkaktohet vetëm nga ajo që konsumojmë. Gjumi jo i mjaftueshëm gjithashtu shkakton stres në trup, gjë që nxit ngadalësimin e metabolizmit dhe depozitimin e yndyrës.

Zvogëlon trurin. Hulumtuesit gjetën se personat që vuajnë nga pagjumësia kronike, kishin tru më pak të dendur, gjë që prek pjesë të rëndësishme të sistemeve neurologjike siç është vendimmarrja.

Rrit tensionin e gjakut. Sipas studimeve thuhet se të rriturit që e anashkalojnë një orë gjumë çdo natë për pesë vite përfundojnë duke e rritur rrezikun për hipertension, pothuajse 40%.

Rrit rrezikun për t;u sëmurur. Gjumi jo i mjaftueshëm është vërtetuar ti bëjë njerëzit të ndjeshëm ndaj viruseve dhe ftohjeve.

Mund të përkeqësojë kujtesën tuaj. Ndonjëherë ndiheni sikur nuk mund të mbani mend gjërat pas një nate pa gjumë të mjaftueshëm? Kur përjetojmë valët e REM-it në fillim të ciklit të gjumit, mund të rrisë kujtesën dhe kreativitetin, kështu që nëse nuk keni fjetur mjaftueshëm një natë më parë, provoni një sy gjumë të shpejtë për të përmirësuar aftësitë tuaja të kujtesës.

Do të anashkaloni ushtrimet. Mungesa e gjumit do të thotë mungesë e energjisë, e cila nënkupton edhe mos shkuarje në palestër. Në fakt, hulumtimet tregojnë se privimi nga gjumi është një arsye kryesore se pse njerëzit qëndrojnë jo aktivë.

Ju bën më të çuditshëm. Ose, siç thonë studiuesit, ju bën më shumë “primitiv”. Pa gjumë kthehemi përsëri në një version më primitive të jetës, që do të thotë nuk mund të përballemi në mënyrë të përshtatshme me emocionet apo ti përgjigjemi me pjekuri situatave të ndryshme.

Bëheni pertac. Në krye të të gjitha këtyre pasojave, gjumi jo i mjaftueshëm na bën të ndjehemi jo mirë. Të gjithë kemi reaguar ashpër pas një nate pa gjumë, apo kemi pasur dhembje koke apo marramendje, kështu që nëse dëshironi të flini më shumë, shihni disa nga këshillat për stërvitje dhe ushqimin qe do të ju ndihmojnë të flini.

Por edhe gjumi I tepërt është i dëmshëm.  Personat që flenë më shumë se 10 orë në ditë, në përgjithësi nuk gëzojnë një shëndet të mirë krahasuar me ata që flenë 7-8 orë në ditë. Në fakt, sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë fle një person.

Michael Irwin, profesor në Shkollën e Mjekësisë në Jutah (SHBA), është i bindur se të flesh shumë do të thotë t’i shkaktosh vetes sëmundje.

Sipas tij, ka disa probleme që shkakton gjumi i tepërt:

Rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Kur fle shumë, rrezikon zemrën. Të flesh më shumë se 8 orë në ditë rrit mundësinë e vdekjes nga sëmundjet e zemrës me 34%. Femrat janë të prirura të flenë më shumë sesa meshkujt dhe kjo i bën më të rrezikuara.

Shkakton probleme me peshën

Shumë studime kanë treguar se njerëzit që nuk flenë mjaftueshëm, janë më të shëndoshë. E njëjta gjë mund të thuhet me ata që flenë më shumë seç duhet. Kur fle, nuk je në lëvizje dhe për këtë arsye ka më shumë mundësi të shtosh në peshë, pasi duke fjetur nuk djeg kalori.

Mund të zhvilloni diabet

Shumë gjumë mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak. Glukoza e lartë rrit rrezikun e diabetit.

Truri mjegullohet

Nëse keni probleme me përqendrimin, atëherë ka mundësi që po flini më shumë se 8 orë në ditë. Fjetja e tepërt plak trurin sipas studimeve të fundit.

Rrezikoni vdekje të parakohshme

Është e frikshme, por e vërtetë. Studime të shumta kanë treguar se njerëzit që flenë më shumë janë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme. Kjo sepse diabeti dhe sëmundjet e zemrës njihen si shkurtues jete.

Probleme me humorin

Depresioni dhe gjumi ecin paralel me njëri-tjetrin. Shpesh, njerëzit me depresion flenë shumë. Nga ana tjetër, gjumi i gjatë përkeqëson depresionin

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.