PUNA GJATË FUNDJAVËS E RRIT RREZIKUN PËR DEPRESION

PUNA GJATË FUNDJAVËS E RRIT RREZIKUN PËR DEPRESION

Nëse vazhdimisht jeni duke punuar jashtë orarit dhe më shumë sesa rekomandohet, le t’ju rikujtojmë sa e rëndësishme është të gjeni një zgjidhje për të pushuar më shumë. Hulumtimet e reja sugjerojnë se gratë që punojnë për orë të gjata janë më të rrezikuara nga depresioni krahasuar me burrat që punojnë në të njëjtin orar. Gjithashtu, hulumtimet thonë se edhe puna në vikend mund të jetë kontribuues i problemeve të ndryshme të shëndetit mendor.

Analiza e të dhënave me 22,000 punëtorë ka zbuluar se gratë që kishin punuar me orar të gjatë (më shumë sesa 55 orë në javë), kanë qenë 7.3% më të prira të kenë simptoma depresive sesa gratë që punojnë 35-40 orë në javë.Shkencëtarët gjithashtu kanë theksuar se puna gjatë vikendeve lidhet me një rrezik më të lartë të depresionit te dy gjinitë, ku gratë që punojnë në vikend kanë 4.6% shanse të jenë më depresive, ndërkaq meshkujt 3.4%. Ata kanë theksuar se lidhja mes punës në vikend dhe depresionit mund të jetë për shkak se ata që punojnë vikendeve gjithashtu kanë tendenca të bëjnë punë që paguhen më pak, ku depresioni është më prezent. Pakënaqësia me punën dhe kushtet mund të kontribuojë ti shtojë ato ndjenja depresive.

Leave a Reply

Your email address will not be published.