RMV DERI TË MËRKUREN NË FAZËN PORTOKALLI ME TEMPERATURA DERI NË 40 GRADË

RMV DERI TË MËRKUREN NË FAZËN PORTOKALLI ME TEMPERATURA DERI NË 40 GRADË

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare me temperatura maksimale deri në 40 gradë, bëjnë të ditur metereologët.

Deri të mërkurën RMV do të vijojë të jetë nën ndikimin e valës së të nxehtit me temperatura të larta të mëngjesit dhe ditës. Niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta do të mbetet aktiv në të gjithë territorin.

Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria ka rekomanduar lirimin nga obligimet e punës të grupeve të ndjeshme të qytetarëve, përfshirë gratë shtatzëna dhe personat mbi, 60 vjeç, deri më 27 korrik. Siç thuhet në njoftimin e qeverisë, nga ky vendim përjashtohen të sëmurët kronik.

Sipas këtij vendimi, në kopshte rekomandohet të mos ushtrohen aktivitet fizik në natyrë dhe të mos nxirren fëmijët jashtë nga ora 11:00 deri në orën 17:00. Rekomandimet vlejnë edhe për njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqin e Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale, për ofrimin e ndihmës për personat e vetmuar, të moshuar, të dobët dhe të pastrehë në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit.

Gjithashtu rekomandohet që punëdhënësit të respektojnë detyrimet ligjore në lidhje me disa procese teknologjike dhe prodhuese, të cilat paraqesin rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve.

Qeveria i bëri apel publikut dhe qytetarëve që të lëvizin me kujdes në pyje dhe të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarr në hapësirë të hapur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.