SJELLIM LISTËN E USHQIMEVE MË TË PASURA ME PROTEINA

PROTEINAT DHE RËNDËSIA E TYRE NË ORGANIZMIN TONË-SJELLIM LISTËN E USHQIMEVE TË PASURA ME PROTEINA

Proteinat janë shumë të rëndësishme për organizmin tonë. Konsumimi i tyre përforcon imunitetin por njëkohësisht edhe ju mundëson të humbisni në peshë nëse keni vendosur për një regjim ushqimi.

Marrja e proteinave është shumë e rëndësishme edhe gjatë fëmijërisë dhe në moshën e zhvillimit të tyre ushqimet e pasura me proteina nuk duhet ti mungojnë menysë së tyre.

Ndryshe proteinat kanë rëndësi të veçantë edhe në zhvillimin e muskujve, për të qenë të fortë dhe të tonifikuar dhe për këtë arsye është e preferuar që sportistët apo ata të cilët duan të fillojnë ushtrime fizike të konsumojnë proteina çdo ditë. Ato po ashtu janë pjesë e dietave efektive. Kjo ndodh sepse ndryshe nga substancat e tjera ushqyese që ndodhen në ushqime, proteinat kanë karakteristikë që harxhojnë më shumë energji për t’u tretur, pra ato na ndihmojnë që të humbasim peshë, sepse stimulojnë metabolizmin.

Ju sjellim ushqimet të cilat janë më të pasura me proteina:

Djathi

Djathi është një burim i mrekullueshëm i proteinave. Ai është shumë i rëndësishëm në tavolinë, sidomos për fëmijët në zhvillim.

Vezët

Veza përmban 93% proteina, një koncentrat të vërtetë energjie.

Thjerrëzat

Thjerrëzat janë perime dhe si të gjitha perimet, ato përmbajnë shumë proteina me origjinë vegjetale. Specifikisht ato përmbajnë rreth 22% proteina.

Mishi i bardhë i pulës

Mishi i bardhë i pulës nëse gatuhet me ushqime që përmbajnë hekur ose me një sallatë të pasur me vitamina ai është një pjatë e dytë ideale, e cila përmban 30% proteina.

Fileto e viçit

Është një nga ushqimet më të mira proteinike. Filetot e viçit janë një zgjedhje e shkëlqyer edhe gjatë një diete dobësimi.

Salmoni

Peshku, ashtu si mishi, përmban shumë proteina të mira, të cilat asimilohen lehtësisht dhe mbi të gjitha në krahasim nga mishi i kuq, nuk kanë yndyra të dëmshme.

Sardelet

Sardelet janë ushqimet proteinike më ekonomike. Ato janë shumë të shijshme, ndërsa përmbajnë 32% të proteinave në 100 gramë.

Çokollata

Edhe çokollata përmban një sasi të mirë proteinash. Ajo përmban 20% proteina. Për më tepër, çokollata përmban një substancë, e cila favorizon humorin e mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.