TEMPERATURAT E ULTA, JO TË ZAKONSHME PËR KËTË PERIUDHË, PO U SHKAKTOJNË PROBLEME SHËNDETËSORE QYTETARËVE

TEMPERATURAT E ULTA, JO TË ZAKONSHME PËR KËTË PERIUDHË, PO U SHKAKTOJNË PROBLEME SHËNDETËSORE QYTETARËVE

Moti sot në RMV do të jetë i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, të cilat do të jenë më të bollshme (mbi 20 l/m2). Në zonat malore do të ketë reshje bore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 7, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 8 deri në 15 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe me erë të dobët nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 13 gradë.

Mot i ngjahsëm do të mbajë edhe të hënën, ndërsa nga e marta pritet stabilizim i  motit thonë metereologët.

“Nga dita e martë do të kemi stabilizim të motit. Do të kemi mot të ndryshueshem me vranësira. Ditën e martë do të fryej erë në pjesët lindore të vendit, por temperatura ditore do të jetë në ngritje graduale deri ditën e premte. Pas ditës së premte, pritet që sërisht të kemi reshje të shiut.”  deklaron Juliana Fidanovska nga Drejtoria për punë hidrometereologjike.

Temperaturat e ulta, jo të zakonshme për këtë periudhë, kanë rritur numrin e qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjeksore. Më shum problem shëndetësore kanë të sëmurët kronikë.

“Moti i ndryshueshëm ditëve të fundit ndikon në shëndetin e qytetarëve dhe për këtë arsye kemi edhe rritje të numrit të intervenimeve. Kemi numër të madh të intervenimeve në ndihmën e shpejtë. Edhe popullata e shëndoshe i ndjen këto ndryshime, ndërsa të sëmurët kronik kanë përkeqësim të gjendjes së tyre shëndetësore.” thot mjekja Margareta Anastasovska. /Ajo.mk

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.