VITAMINA C DHE MANDARINA SHUMË DOBIPRURËSE PËR SHËNDETIN

 

VITAMINA C DHE MANDARINA SHUMË DOBIPRURËSE PËR SHËNDETIN

Vitamina C është e rëndësishme për rritjen dhe rikuperimin e indeve. Vitamina C shëron plagët dhe ruan shëndetin e kockave. Ajo është e rëndësishme për prodhimin e kolagjenit që nevojitet në çdo qelizë të trupit. Studimet kanë zbuluar se konsumi i të paktën 400 mg vitaminë C në ditë përmirëson funksionet e muskujve dhe largon dhimbjet. Antioksidantët që gjenden tek mandarinat, ulin kolesterolin e keq dhe largojnë radikalet e lira në organizëm. Shumë të pasura me fibra, mandarinat stimulojnë rënien në peshë. Konsumi i mandarinave ose i ushqimeve të tjera të pasura me vitaminë C, ndërsa keni ngrënë produkte me përmbajtje të lartë hekuri, rrit mjaft thithjen e këtij minerali nga organizmi juaj. Konsumi i mandarinave është edhe një nga metodat më të mëdha natyrore për të mbrojtur zemrën tuaj nga dëmtimi dhe për të minimizuar sasitë e kolesterolit brenda gjakut tuaj. Nëse konsumoni mandarina rregullisht, tensioni juaj i gjakut do të jetë më i ekuilibruar. Vitamina C tek ky frut poashtu lufton të ftohtin , gripin dhe forcon imunitetin. Mandarinat si agrume shmangin dëmtimin oksidues brenda arterieve dhe riparon elasticitetin e enëve të gjakut./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.