XHENXHEFILI LARGON DHIMBJET E BARKUT

XHENXHEFILI LARGON DHIMBJET E BARKUT

Xhenxhefili qetëson sistemin tretës dhe në këtë mënyrë ndihmon në tretjen e ushqimit duke lehtësuar kështu dhimbjet e stomakut. Mund të jetë sidomos e dobishme për gratë që janë në muajt e parë të shtatzënisë pasi largon të përzierat. Por gjithashtu preferohet edhe për gratë të cilat kanë dhimbje të mëdha gjatë ciklit menstrual të shkaktuara në të shumtën e rasteve nga miomët.

Xhenxhefili ndihmon për të normalizuar funksionet e zorrëve dhe stomakut sidomos gjatë muajve të parë të shtatzënisë ndërsa mund të përdoret gjithashtu para se të niseni në udhëtim me makinë për të shmangur të përzierat.

Sipas Lily Soutter, eksperte e dietave dhe rënies në peshë, xhenxhefili mund të transformojë çehren e një njeriu.

“Xhenxhefili u jep shkëlqim fytyrës dhe flokëve”, thotë ajo. “Kjo sepse xhenxhefili stimulon qarkullimin e gjakut, duke u dhënë mundësi organeve që të marrin lëndët ushqyese të nevojshme”.

Për të lehtësuar dhimbjet e stomakut apo larguar të përzierat, pini një çaj të ngrohtë me xhenxhefil./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.