A E KENI MENDUAR SE DISA USHQIME NUK DUHET TI MERRNI ME VETE?

A E KENI MENDUAR SE DISA USHQIME NUK DUHET TI MERRNI ME VETE?

Disa ushqime nuk duhet të merrni me vete në punë, edhe atë disa për arsye praktike, e disa për aromën e pakëndshme.

Ja disa ushqime që nuk duhet t’i merrni në zyrë:

PESHKU Pavarësisht se sa i shijshëm dhe i shëndetshëm është një peshq i skuqur, mos prisni që kolegët tuaj të zyrës të tolerojnë erën e fortë të peshkut. Gjithashtu, era e keqe mund të mbetet në rrobat tuaja pasi të keni mbaruar së ngrëni.

LAKRA A ju ka rastisur që të gatuani lakër? Nëse po, nuk nevojitet shpjegim. Edhe pse është një produkt i shëndetshëm dhe i shijshëm, nuk ia vlen ta merrni në zyrë.

TURSHITË Lakra turshi, kastravecat dhe domatet janë të pasura me probiotikë. Megjithatë, çdo gjë që fermenton prodhon një erë që do ta bëjë personin në zyrën tjetër t’ju urrejë.

VEZËT Vezët e ziera janë një burim i shkëlqyer i proteinave. Por aroma qëndron për një kohë të gjatë edhe pas përfundimit të vaktit.Hani vezë për mëngjes në shtëpi dhe merrni diçka tjetër në punë që nuk lë erë.

USHQIM I SHPEJTË Burgerët ose picat tuaja të preferuara shijojnë shumë kur i hani, por aroma që lënë pas është një histori krejt tjetër. Edhe paketat e ushqimit të shpejtë do të marrin erë të keqe në zyrë për ditë të tëra.

DJATHËRAT Shumica e djathrave me cilësi të lartë dhe të shijshme kanë erë të veçantë. Mbajeni këtë përbërës për shtëpinë.

USHQIME ME ERËZA TË FORTA Edhe njerëzve që pëlqejnë shijen e ushqimit pikant, nuk u pëlqen veçanërisht ta nuhasin atë gjatë gjithë ditës në zyrë. Përveç kësaj, kjo aromë mund të shkaktojë një sulm astme ose një reaksion alergjik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.