CILËSITË E GRAVE TË PAVARURA

CILËSITË E GRAVE TË PAVARURA

Disa gra dallojnë nga të tjerat, duke pasur sjellje dhe ëndrra të ndryshme sesa shumica, gjë që jo vetëm i bën ato unike, por edhe më tërheqëse. Ja cilësitë e grave shumë tërheqëse.

Një grua punëtore, plot ëndrra dhe suksese, si profesionale ashtu edhe financiare, tërheq interesin e çdo burri. Kjo është lloji i gruas që ka tendencë t’ju ndihmojë të rriteni në mënyrë që së bashku të mund të ndërtoni një marrëdhënie të qëndrueshme, të sigurt dhe të dashur.

Fundja, çdo burrë dëshiron të jetë në krah të një gruaje që kujdeset për veten, kujdeset për shëndetin e saj, por gjithashtu u jep përparësi parimeve të saj, mbi të gjitha. Nuk ka asgjë më interesante se një grua e ndershme, e sinqertë, solidare dhe altruiste.

Gratë e pavarura kanë disa cilësi:

  1. Ajo shkon edhe vetëm në restorante.
  2. Nuk pret për djem që t’i telefonojnë ose t’i dërgojnë sms.
  3. Asaj i pëlqen të udhëtojë e vetme.
  4. Nuk “përzihet” me turmën.
  5. Ka aq besim te vetja, sa që të ikë nga një situatë e keqe.
  6. Ajo blen lule edhe për veten.
  7. Ajo nuk kërkon për “të dashur” por për një partner – të barabartë.
  8. Ajo e kupton që është një aset, në të gjitha kuptimet, dhe për këtë arsye, nuk ka frikë të kërkojë rritje rroge apo rritje në karrierë.
  9. Ajo nuk ka kohë për “idiotësi”. Pikë.
  10. Ka dhe mban bindjet/besimet e saj.
  11. Nuk mundet të qëndrojë me “nevojtarë” por me partnerë.
  12. Vendos si prioritet qëllimet e saj profesionale/personale në jetë.

Një grua e pavarur është e forte prandaj gjithmonë e respekton veten dhe gjithashtu ka respekt për të tjerët. Për më tepër, ajo i dëgjon të tjerët dhe hallet e tyre, pasi kështu mendon se edhe vetë fiton më shumë eksperienca nga ngjarjet e të tjerëve. Në mënyrë të ngjashme, ajo shpreson të marrë të njëjtën mirësjellje mbrapsht. Në rast se dikush tjetër nuk e trajton atë njësoj siç ajo i trajton të tjerët, një grua e fortë zgjedh të largohet nga një person i tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.