GRATË JANË MË INTELIGJENTE SE BURRAT, THONË STUDIMET

GRATË JANË MË INTELIGJENTE SE BURRAT

Përpjekja për të krahasuar inteligjencën mes gjinive zakonisht nuk është produktive në rrugën drejt barazisë gjinore. Por, ndonjëherë, ka studime që e bëjnë hapjen e kësaj teme interesante, aq më tepër nëse ua kundërvendosim disa besimeve të hershme mbi zgjuarsinë “më pak praktike” apo natyrën “më emocionale” të grave. Gratë janë më të prirura të zgjedhin produkte me risk të reduktuar.

Një studim zbuloi se gratë izraelite pinë më pak cigare, ndërsa gjithashtu ato po kalojnë gjithmonë e më shumë tek alternativat me risk të reduktuar, si produktet me ngrohje. Këto produkte ngrohin, duke shmangur djegien, çlirimin e tymit dhe bashkë me të rreth 6000 kimikate nga të cilat 100 janë të vërtetuara shkencërisht se shkaktojnë dëme. Produktet alternative mund ta reduktojnë çlirimin e kimikateve deri në 95% më pak se cigaret tradicionale. Kështu, gratë duket se marrin vendime të bazuara në shkencë.

Kompanitë e drejtuara nga gratë sjellin më shumë fitime!

Një tjetër studim i Credit Suisse në vitin 2019 tregoi se kompanitë familjare në të cilat drejtimin e kanë gratë i kanë tejkaluar kompanitë e drejtuara nga burra me 410 pikë në vit që prej 2014-ës. Edhe një sondazh i Institutit Peterson për International Economics tregoi se të kesh gra në pozicione të nivelit C (p.sh., CEO, CFO, COO) rezulton me fitime më të larta.

Gratë kanë inteligjencë më të lartë emocionale!

TalentSmart ka testuar inteligjencën emocionale (IE) të më shumë se 1 milion njerëzve dhe rezultatet kanë qenë të qarta: gratë kanë përparësi të dallueshme. Ky ndryshim statistikor është domethënës për të treguar se gratë kanë aftësi më të mëdha në përdorimin e emocioneve në dobi të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.