PSIKOLOGËT PËR THASHETHEMET-PSE I PËRDORIN NJERZIT?

PSIKOLOGËT PËR THASHETHEMET-PSE I PËRDORIN NJERZIT?

Psikologët i përkufizojnë thashethemet si një instinkt bazë të njeriut sepse njeriu është formuar i tillë të qëndrojë e të jetojë në grup dhe të varet prej tij për mbijetesë. Në vazhdën e këtij përkufizimi, sipas psikologëve njeriu ka dëshirë dhe nevojë që të marrë sa më shumë informacion për njerëzit që e rrethojnë. Është dëshirë dhe nevojë për faktin se njeriu do të dijë tek kush duhet të ketë besim dhe jo, kush është i mirë dhe kush është i keq, kush i bindet rregullave dhe kush i shkel ato, kush mund të jetë i qëndrueshëm në miqësi e kush jo. Mbi të gjitha, ka të bëjë me nevojën për të zbuluar jo vetëm personalitetin por edhe këndvështrimin e të tjerëve, përfshi familjen, miqtë, punëdhënësin etj.

SI NA NDIHMOJNË THASHETHEMET

Thënë troç thashethemet janë mënyra se si njeriu arrin të mbijetojë në këtë botë të egër. Thashethemet nuk na ofrojnë më shumë informacion për personin për të cilin po flitet por edhe për personin që flet. Nëse jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm, mund të merrni informacion jo vetëm për personin e interesit por edhe për bashkëbiseduesin dhe karakterin e tij. Pavarësisht nevojës për mbijetesë, thashethemet janë shpesh të këqija dhe dashakeqe dhe përbëjnë mënyrën më të mirë për të ndarë informacion dhe për të përzgjedhur grupin më të mirë shoqëror tek i cili mund të besojmë plotësisht ose diçka e tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.