DERMATOLOGËT POROSISIN, MOS FLINI PA E HEQUR GRIMIN PASI DËMTONI LËKURËN

DERMATOLOGËT POROSISIN, MOS FLINI PA E HEQUR GRIMIN PASI DËMTONI LËKURËN

Nëse ju ndodhë të flini pa a hequr grimin, përveç që ndyni jastëkun apo çarçafët, fjetja me grim është një dëm edhe më i madh për lëkurën. Sipas dermatologëve, një ndër shkaqet kryesore që çojnë në plakje të shpejtë të lëkurës është edhe fjetja e grimuar.

“Sa më shumë të flesh pa e hequr grimin, aq më të mëdha do të jenë dëmet e lëkurës”, thotë dermatologia Jeannette Graf, MD, asistent profesoreshë e dermatologjisë në Mount Sinai Medical Center, NY

“Lëkura, ashtu si çdo pjesë tjetër e trupit, gjatë natës ka një funksion të madh, të ripërtërijë vetveten. Nëse është e bllokuar nga make up-i, atëherë e humbet këtë funksion dhe i shkakton dëme lëkurës. Është e vërtetë që në ndonjë rast të gjithë biem të flemë me këtë gabim por gjithmonë kini parasysh se dëmet më të mëdha në elasticitet, shkëlqim apo rigjenerim të lëkurës i shkakton grimi”, thotë ajo.

Ndaj këshillat kryesore të dermatologes janë: Asnjë natë mos flini pa pastruar make up-in. Edhe në rastet kur nuk mund ta bësh këtë, përdor një faculetë të lagur. Vendosni kremin hidratant të natës./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.