PSE NUK DUHET TË BËNI DUSH MË SHUMË SE NJËHERË NË DITË?

PSE NUK DUHET TË BËNI DUSH MË SHUMË SE NJËHERË NË DITË?

Shumë njerëz bëjnë dush një herë në ditë. Në verë kur temperaturat janë të larta dhe kur djersitja është e shtuar, shtohen edhe nevojat për të bërë dush disa herë në ditë  me qëllim që të largohet djersa dhe për t’u freskuarpor sipas dermatologëve kjo nuk është gjithmonë një ide e mirë. Kështu që dushi më shumë se një herë në ditë mund ta thajë shumë lëkurën tuaj, veçanërisht nëse nuk kujdeseni për të siç duhet. Nëse ende keni nevojë të bëni dush disa herë në ditë, ndiqni këto tre këshilla për të mbajtur lëkurën tuaj të hidratuar, shkruan Mind Body Green.

Bëni dush në ujë të vakët ose të ftohtë

Edhe pse në përgjithësi është e mirë për shëndetin jo të gjithëve u pëlqen të bëjnë dush me ujë të vakët në dimër por kjo situatë është më mirë për ne në verë. Dushi me ujë shumë të nxehtë shpesh e than lëkurën këtu n dihmon koha e kaluar në diell dhe në këtë mënyrë dushi me ujë më të freskët është alternativë më e mirë.

Mos përdorni shumë sapun

Është një keqkuptim i zakonshëm që fërkimi i trupit me sapun nga koka te këmbët është e vetmja mënyrë për të larë vërtetë lëkurën tuaj. E vërteta është se sado hidratuese të jetë formula e larjes së lëkurës ajo mund ta thajë lëkurën. Kështu që, nëse bëni dush më shumë se një herë në ditë lani me sapun vetëm pjesët e trupit tuaj që janë të ndotura ose kanë erë të pakëndshme. Vetëm uji do të lajë papastërtitë nga pjesa tjetër e trupit tuaj mjaft mirë.

Aplikoni losion në lëkurë pas dushit

Pas çdo dushi, hidratoni lëkurën tuaj me losion trupi pasi ndihmon në mbajtjen e ujit, rikthen lipidet dhe parandalon humbjen transepidermale të ujit. Aplikojeni losionin sapo të dilni nga dushi sepse nëse prisni shumë do të humbni mundësinë për të “vendosur” lëndët ushqyese në lëkurë para se të avullojë i gjithë uji. Nëse jeni në nxitim, ekspertët rekomandojnë përdorimin e një produkti që përthithet shpejt.

Leave a Reply

Your email address will not be published.