VAZELINA MUND TË PËRDORET NË SHUMË RASTE DHE ZËVENDËSON KREMIN E SHTRENJTË KUNDËR RRUDHAVE

VAZELINA MUND TË PËRDORET NË SHUMË RASTE DHE ZËVENDËSON KREMIN E SHTRENJTË KUNDËR RRUDHAVE

Vazelina është përdorur për më shumë se 150 vjet dhe dikur ishte e domosdoshme në familje. Shumica nuk e dinë se në cilat situata mund të përdorin vazelinë dhe sa efektive është ajo.

  1. Aromë parfumi që zgjatë

Para se të spërkatni parfumin tuaj të preferuar, aplikoni pak vazelinë në zonën që do të spërkatni. Parfumi nuk do të avullojë aq shpejt sa më parë.

  1. Vetullat perfekte

Nëse keni vetulla jo të drejta, d.m.th qime që vazhdimisht lëvizin dhe çrregullojnë vetullat tuaja, aplikoni një shtresë shumë të hollë vazeline mbi to dhe vetullat tuaja do të drejtohen.

  1. Buzët e plasaritura

Vazelina është një nga hidratuesit më të mirë, ndaj mos ngurroni ta përdorni si “labello”. Buzët tuaja do të jenë të ushqyera, të hidratuara dhe sensuale.

  1. Qerpikët e bukur të gjatë

Nëse dëshironi që qerpikët tuaj të jenë të gjatë dhe të rregulluar, përdorni një furçë të vjetër rimel që e keni larë më parë nga gjurmët e rimelit të vjetër dhe aplikoni një shtresë të hollë vazelinë në qerpikët tuaj. Përsëriteni këtë procedurë disa ditë me radhë, ndryshimi është i garantuar.

  1. Keni harxhuar të gjithë grimin tuaj

Jeni duke u bërë gati për të dalë, por keni harruar se ju ka mbaruar buzëkuqi apo rimeli juaj i preferuar. Përzieni grimcat e mbetura të grimit me pak vazelinë dhe aplikojeni në fytyrën tuaj, askush nuk do ta vërejë ndryshimin.

  1. Këmbët e buta

Vazelina është e shkëlqyer për t’u kujdesur për lëkurën e plasaritur në përgjithësi dhe nëse e keni këtë problem me lëkurën e këmbëve, vazelina është zgjidhja e duhur për ju. Këshillohet që gjatë aplikimit të vishni çorape në mënyrë që të qëndrojë sa më gjatë në lëkurë.

  1. Për të hequr grimin

Nëse keni lëkurë të ndjeshme dhe reagoni ndaj pastruesve të grimit, vazelina është zgjidhja e duhur për ju. Ky produkt jo vetëm që nuk do t’ju shkaktojë reagim, por është gjithashtu i shkëlqyeshëm për të hequr make-up-in që nuk hiqet aq lehtë.

  1. Pas depilimit

Lëkura juaj është e skuqur dhe e irrituar pas depilimit, aplikoni vazelinë në zonën e irrituar dhe lëreni të absorbohet. Skuqja do të zhduket shumë shpejt.

  1. Majat e ndara

Nëse flokët tuaj janë gati për t’u prerë dhe i lini të rriten dhe nuk dëshironi të ndryshoni gjatësinë, vazelina është zgjidhja. Aplikoni pak vazelinë në skajet, e cila në dukje do të mbulojë majat e ndara derisa të jeni gati për një model flokësh të ri.

  1. Njollat ​​e grimit

Ke lyer rastësisht buzëkuq në rroba. Aplikoni pak vazelinë në njollë dhe fërkojeni, njolla do të zhduket menjëherë.

  1. Njollat ​​nga boja e flokëve

E keni lyer veten por edhe gjysmën e fytyrës në ngjyrën e re të flokëve. Aplikoni pak vazelinë në zonat e njollosura dhe fërkojeni butësisht derisa të hiqet ngjyra.

  1. Vendosja e vathëve

Nëse ndonjëherë ju dhemb vendosja dhe heqja e vathëve, vendosni pak vazelinë në vrimat dhe dhimbja do të largohet.

  1. Rrudha më të buta

Me ndihmën e vazelinës, mund të bëni vetë një krem ​​fantastik kundër rrudhave duke përdorur këtë recetë:

Merrni: 1 lugë gjelle vaj bajame ose ulliri; 1 e verdhë veze; 1 lugë çaji mjaltë; 2 lugë çaji vazelinë nga farmacia. Përziejini gjithçka, vendoseni në një kavanoz dhe ruajeni në frigorifer. Aplikojeni sipas nevojës në fytyrë të pastruar.

Për çfarë tjetër përdoret vazelina?

Vazelina parandalon dëmtimet e lëkurës të shkaktuara nga era, lehtëson psoriazën, alergjitë e lëkurës, ethet, ekzemën, hemorroidet, largon morrat, përdoret si lubrifikant intim (e dini që), për trajtimin e sëmundjeve veneriane të lëkurës, parandalon gjakderdhjen nga hunda dhe gjithashtu mund të të përdoret për të parandaluar thithjen e polenit të ajrit nëse aplikohet në vrimat e hundës.

Mund të përdoret si agjent mbrojtës gjatë lyerjes në mënyrë që boja, llaku, yndyra ose vaji të mos bien në kontakt me lëkurën ose një sipërfaqe të ndjeshme pune. Mund të përdoret për të hequr çamçakëzin nga flokët, për të hequr unazat e gishtave shumë të ngushta ose për të hequr make-up.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.