MOTI SOT ME TEMPERATURA TË LARTA DERI NË 35 GRADË

MOTI SOT ME TEMPERATURA TË LARTA DERI NË 35 GRADË

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 8 deri në 19, ndërsa ajo maksimale prej 28 deri në 35 gradë Celsius.

Në Shkup mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri mesatare dhe dhe rrethinë do të mbaj mot me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 32 gradë Celsius.

Në ditët në vijim do të ketë një periudhë me mot stabil dhe të ngrohtë. Vapë do të jetë veçanërisht ditën e premte dhe gjatë fundjavës kur vendi do të përfshihet nga vala e të nxehtit afrikan. Nga dita e premte temperaturat e ditës do të jenë mbi 35 gradë Celsius.

Leave a Reply

Your email address will not be published.