LLOJET E KOSIT QË MENDOJMË SE NDIKOJNË NË ZHDUKJEN E URISË KANË EFEKTE TË KUNDËRTA

LLOJET E KOSIT QË MENDOJMË SE NDIKOJNË NË ZHDUKJEN E URISË KANË EFEKTE TË KUNDËRTA

Të gjithë ne kur flasim për ushqime të shëndetshme ose ushqime që duhet të konsumojmë gjatë dietave fusim në listë produkte qumështore, veçanërisht kosin. Por disa nga ato edhe nuk janë aq të dobishme gjatë këtij procesi thonë mjekët. Shumica nga ata pajtohen se përdorimi i rregullt i produkteve të qumështit të fermentuar, të cilat përmbajnë baktere të dobishme për mikroflorën e zorrëve, janë baza e një stili jetese të shëndetshëm dhe ushqimi i duhur. Sidoqoftë, jo të gjithë kanë një efekt të dobishëm në trupin e njeriut.

Dr. Daria Rusakov, studiuese në “Institutin e Kërkimeve Ushqimore”, klinika konsulente shkencore “Ushqimi dhe shëndeti” përpiloi një listë të produkteve të qumështit të fermentuar që janë të rrezikshme për shëndetin.

Kos me aditivë

Jogurtët me aditivë të ndryshëm nuk janë natyrshëm produkte “qumështi” sepse përmbajnë shumë më tepër karbohidrate se çdo produkt tjetër qumështi i fermentuar. Për shkak të aditivëve të panatyrshëm dhe sasisë së madhe të sheqerit, që pengon përthithjen e kalciumit, ato i përkasin ëmbëlsirave dhe jo produkteve të qumështit.

Produkte të qumështit pa yndyrë

Edhe pse shumica i marrin sepse mendojnë se janë të ulëta në kalori dhe të shëndetshme, produktet e qumështit me pak yndyrë janë në të vërtetë të shijshme por asgjë më shumë se kaq. Fakti është se në përbërjen e kosit të tillë i shtohet niseshte për të arritur konsistencën e kërkuar e cila është po aq kalorike sa karbohidratet. Problemi qëndron në faktin se “qumështi” pa yndyrë nuk e ngop organizmin por përkundrazi nxit oreksin duke rritur nivelin e sheqerit në gjak.

Krem me yndyrë

Kosi me përmbajtje yndyre 25-30 për qind është një nga ushqimet më të vështira për t’u tretur, pengon punën e pankreasit dhe mëlçisë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se duhet të hiqni dorë plotësisht nga ky ushqim. Për të shmangur problemet me tretjen dhe rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve gastrointestinale, mjafton vetëm të merret ai me përmbajtje më të ulët yndyre 10-15 për qind.

Leave a Reply

Your email address will not be published.