RRETH 40 % E GRAVE NUK KANË GJINEKOLOG AMË- JAVA E SHËNDETIT TË GRUAS

RRETH 40 % E GRAVE NUK KANË GJINEKOLOG AMË- JAVA E SHËNDETIT TË GRUAS

Sipas sondazheve të Shoqatës së Gjinekologëve dhe Obstetërve, më shumë se 60% e grave nuk shkojnë për kontroll të rregullt gjinekologjik një herë në vit, disa gra shtatzëna nuk shkojnë fare as për kontrolle gjatë shtatzënisë, më shumë se 40%, madje nuk kanë as gjinekolog amë. Mungesa e edukimit seksual, shkakton edhe shtatzëni të hershme. Edhe pse në rënie, numri i vajzave të mitura që kanë ngelur shtatzëna në vitin 2020 është 18. Pacientja më e re që ka abortuar në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup, është vetëm 13 vjeç. MAGO shënon “Javën e Shëndetit të Gruas”, pjesë e fushatës globale njëjavore për rritjen e vetëdijesimit.

“Numrat ende janë të lartë. Megjithatë ka fushë të madhe për punë me të rinjtë, me adoleshentët, të cilët kanë në një pjesë mosnjohuri lidhur me atë se si mund të mbeten shtatzënë dhe si të mbrohen nga infeksionet seksuale të transmetueshme, ka edhe mungesë sqarimi në praktikë.”,- tha Gligor Tofoski nga Klinika e Gjinekologjisë.

“Me paraqitjen e pandemisë, u rrit shqetësimi i grave, nënave dhe vajzave rreth mundësisë për infektim, duke shkuar nëpër institucione shëndetësore. Por, me këto aktivitete, synojmë të tejkalojmë barrierat, pa marrë parasysh nëse janë tradicionale apo gjeografike dhe t’u ofrohemi pacienteve, pasi e kemi parë se sistemi dëshiron dhe mundet të përgjigjet në kohë, por na duhet edhe përgjigja e pacienteve.”,- theksoi Ana Daneva nga Komiteti për Amësi të Sigurt.

Përmes kësaj fushate, MAGO synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e ekzaminimeve të rregullta gjinekologjike në parandalimin e pesë llojeve të kancerit dhe për të theksuar rëndësinë e edukimit të vazhdueshëm edhe të meshkujve në këtë drejtim./TVM2

VLORA LATIFI TOPOJANI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *