MOTI SOT ME DIELL,PASDITE ME RESHJE

MOTI SOT ME DIELL, PASDITE ME RESHJE

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe me erë të lehtë deri mesatare kryesisht nga veriperëndimi. Era herë pas here do të intensifikohet në disa vende. Në orët e pasdites moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima, erë e fortë dhe kushte për breshër lokal. Temperaturat do të rriten nga 22 deri në 29 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Pasdite në disa pjesë do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme, shtrëngata dhe erë të fortë. Temperatura maksimale do të arrijë deri 26 gradë.

Më pas në ditët në vijim moti në Maqedoni do të mbetet kryesisht stabil, i thatë dhe me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm, ndërsa pasdite do të ketë kushte për jostabilitet lokal, e përcjellë me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Sa i përket temperaturave, ato do të kenë tendencë rritjeje të mëtejshme si pasojë e ndikimit të masës ajrore shumë të nxehtë nga Afrika, të cilat në ditët në vijim do të jenë mbi mesataren dhe do të rriten në intervalin prej 28 deri në 35 gradë, ndërsa në zonat më të ngrohta temperaturat pritet të kalojnë mbi 35 gradë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.