NJIHUNI ME MSITIN QË KA LIDHUR MBI 340 ÇIFTE NË SHQIPËRI E KOSOVË

NJIHUNI ME MSITIN QË KA LIDHUR MBI 340 ÇIFTE NË SHQIPËRI E KOSOVË

Enver Dajaku, msiti popullor, i cili ka lidhur mbi 340 çifte në Shqipëri dhe Kosovë.

”Zakonisht mosha që vjen tek unë është tek 35 vjeç, por ka dhe më të vjetër duke nisur nga 50 vjeç e lartë, ndërsa ka më shumë meshkuj se femra” tha Enveri në fillim të intervistës në një lidhje direkte nga Skënderaj në Kosovë I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV.

“Unë kam mbi 25 vite që merrem me këtë punë dhe zakonisht janë prindërit e fëmijëve që më kontaktojnë, por nuk kanë munguar dhe vetë djali apo vajza që të shprehin interes” shtoi ai. I pyetur nga moderatorja për prejardhjen e “klientëve” të tij, Enveri tha se janë nga e gjithë Kosova, por së fundmi nuk kanë munguar dhe shkuesitë me Shqipërinë.

”Qytetet që më kontaktojnë më shpesh në rrjete sociale janë Berati dhe Kukësi, por dhe qytetet e tjera nuk mbeten pas” vazhdoi Enveri.

Më pas ai u ndal tek “teknika” e përzgjedhjes së djalit dhe vajzës, ku tregoi se fillimisht ai kalonte kohë me djalin apo me vajzën, pra bënte një lloj analize kriteresh apo analizë psikologjike për temperamentin, për kërkesat specifike, shkollimi, pretendimet, dëshirat dhe pasi bindej se e kishte krijuar një perceptim besimi për djalin apo vajzën, priste që të përkonte me gjysmën tjetër të cilën e kontaktonte në një moment të dytë.

”Këtë punë e kam nisur fillimisht para luftës në Kosovë, por në atë kohë nuk kam mbajtur një listë të rasteve të suksesshme, thjesht e bëja për kënaqësi personale, ndërsa më pas vendosa që këtë aftësi t’a kthej në profesion” tha Enveri.

I pyetur nga moderatorja për pagesën, ai tha se nuk i thotë gjë askujt për pagesë, njerëzit nëse janë të kënaqur, japin siç e ndjejnë, pra më shumë e ka si një kënaqësi sesa profesion. Më pas Enveri foli dhe për pikën deri ku ai mund të ndërhyjë gjatë prezantimit.

”Unë u jap një mundësi të dyve, u futem garant, por çdo gjë varet si shkon, pra nuk kam statusin e suksesit 100 % nëse ata të dy nuk duan të vazhdojnë” shtoi në fund të bisedës Enveri, shkuesi nga Skënderaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.