ARRAT TË RËNDËSISHME PËR JETË TË SHËNDETSHME

ARRAT TË RËNDËSISHME PËR JETË TË SHËNDETSHME

Arrat janë burim i pasur i acideve yndyrore omega-3, tejet të rëndësishme për një jetë të shëndetshme. Ato ofrojnë vitamina, minerale dhe shumë përfitime për organizmin. Arrat janë edhe pjesë e pandashme e gatimit të ëmbëlsirave.

Por ekspertët këshillojnë që të jemi të kujdesshëm gjatë blerjes së arrave që ato të jenë të freskëta. Sipas tyre, si fillim duhet të vëzhgojmë lëvozhgën e arrave. Ajo duhet të jetë e plotë, të përçojë aromën dhe mbi të gjitha të mos ketë shenja myku. Në brendësi, arra duhet të jetë e fryrë, e bollshme, jo e rrudhur por me një ngjyrë të çelët. Arra në brendësi nuk duhet të jetë shumëngjyrëshe ose me nuanca. Përkundrazi, ngjyra e arrës duhet të jetë e zbehtë, e artë dhe homogjene. Në momentin që pastron arrën nga lëvozhga, prej saj nuk duhet të dalë pluhur. Nëse arra ka një aromë specifike të vjetër, atëherë nuk është e freskët por e vitit të shkuar.

Arrat e vjetra mbajnë ngjyrë të verdhë të çelët dhe nuk duhen blerë. Mesorja e arrave duhet të jetë e plotë. Nëse arra është vjetër, mjafton ta tundni pranë veshit. Nëse dalloni një zhurmë të fortë si bubullimë, atëherë arra është e vjetër.

Arra që është e freskët, ndahet dhe çahet më me vështirësi. Një tjetër aspekt ndaj të cilit duhet të tregoni kujdes është thatësira. Arra e mirë dhe e freskët nuk duhet të ketë lagështi brenda saj apo mbi lëvozhgë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.