24 VITE PREJ KUR EVROPA KA VALUTËN E SAJË EURON

24 VITE PREJ KUR EVROPA KA VALUTËN E SAJË EURON

Që nga 1 janari i vitit 1999, Evropa ka monedhën e saj, euron, e cila zëvendësoi monedhat kombëtare të 11 vendeve:  Austrisë, Belgjikës, Finlandës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Irlandës, Italisë, Luksemburgut, Portugalisë dhe Spanjës, me përjashtim të Britanisë, Danimarkës, Greqisë dhe Suedisë.

Euroja u prezantua në tregjet financiare të botës si valutë më 1999 dhe u lëshua në përdorim si monedhë dhe kartmonedhë fizike më nji janar 2002.

Prej nji janari 2023 edhe, Kroacia u bë shteti i 20-të anëtar i Bashkimit Evropian, që i bashkohet Eurozonës dhe pas më shumë se një dekade, anëtarja e 27-të e zonës Shengen.

Kalimi në një monedhe të vetme i eurozonës e cila numëron rreth 300 milionë qytetarë evropianë paraqiti përfitime të mëdha si për konsumatorët, ashtu dhe për biznesin.

Gjithashtu lehtësoi këmbimet e mallrave dhe të shërbimeve midis vendeve pjesëmarrëse, duke forcuar kështu tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian.

Për eksportet dhe importet e kompanive, rreziku i kurseve luhatëse të këmbimit është i kufizuar në tregtinë me vendet jashtë eurozonës.

Kosova këtë monedhë e përdorë si valutë të sajë që nga 1 janar i vitit 2002. Ndërsa në RMV krahas valutës vendore Denarit, Euro është valuta më e përdorur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.