SHPËRBLEHET SUKSESI MENAXHUES I GRUAS – TOP 100 SHPALL KOMPANITË MË TË SUKSESSHME TË VITIT

 

 

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore për të 11-tën herë me radhë, organizoi ngjarjen Top 100. Në prezencë të figurave të shquara të biznesit, politikës dhe shoqërisë u shpallën 5 kompanitë më të suksesshme të vitit si dhe u ndanë çmime të veçanta për kontribute të ndryshme në sferën e biznesit.

Vlen të theksohet se kompania më e suksesshme e udhëhequr nga një grua u shpall “Dogan Air” e menaxhuar nga Merita Ramadani Halimi.

Bazuar në vlerësimet e e OEMVP-së nga 20 mijë kompanitë e analizuara në Top 5-shin e kompanive më të suksesshme për vitin 2021 ishin:

  1. Kipper Market”
  2. “ATS Group”
  3. “Pucko Petrol”
  4. “Dauti Komerc”
  5. “PoFix”

Kompania me rritje më të madhe në vitin 2021, u shpall “Dekor Tekstil”. Këtë vit u nda edhe çmimi për kompaninë më të mirë me “Eko-investim” të cilin e mori ”International Fresh Food”. Kompani për partneritet më të suksesshëm u shpall “Vardar Dolomit”.

Nga OEMVP njoftuan se “TOP 100” kompanitë këtë vit kishin 920 milionë euro qarkullim, 72 milionë euro fitim dhe 74 milionë euro investime.

Intervistën e plotë me Merita Ramadani-Halimi do të keni mundësi ta ndiqni gjatë ditës së nesërme ekskluzivisht në Portalin tonë /Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.