RECETA 2000 VJEÇARE E BUKËS KAMALI

RECETA 2000 VJEÇARE E BUKËS KAMALI

Hunët janë një fis për të cilët thuhet se janë njerëzit më të shëndetshmit në planet dhe në pamje jashtëzakonisht të rinj. Kjo është arsyeja për interesimin e madh për sekretin e kuzhinës së tyre tradicionale.

Kamali është buka tradicionale e fisit Hunza, dhe receta për këtë gatim të shëndetshëm është rreth 2000 vjet e vjetër.

Kjo bukë është shumë e shëndetshme, dhe gjithashtu mund t’ju ndihmojë të humbni peshë, sepse është ushqyese, kështu që sasitë edhe më të vogla do t’ju zvogëlojnë oreksin dhe do t’ju bëjnë të mos ndiheni të uritur për katër deri në gjashtë orë.

Buka kamali nuk përmban sheqerna apo aditivë të ëmbël, si shumica e bukëve moderne, dhe një nga përbërësit e rëndësishëm është i ashtuquajturi qumësht i akullnajave, përkatësisht ujë mineral me ngjyrë qumështi që shkrihet nga akullnajat dhe është i pasur me minerale dhe lëndë ushqyese nga shkëmbinjtë.

Receta e bukës Kamali:

Produktet e nevojshme:

-1 filxhan miell gruri të bluar ose një përzierje e 1/3 miell gruri dhe 2/3 miell thekri

– Një maje lugë çaji kripë deti, ose erëza të kripura perimesh

– 1/2 filxhan ujë mineral

Mënyra e përgatitjes:

Përzieni miellin dhe kripën, më pas shtoni ngadalë ujin dhe përzieni derisa të përftoni një brum. Sipërfaqen në të cilën e bëni bukën e spërkatni me miell, më pas e përzieni derisa brumi të bëhet i butë dhe elastik.

Mbështilleni bukën e brumosur me një peshqir të lagur dhe lëreni të pushojë për 30 minuta. Ndani brumin në kulaçë me madhësi rreth tre centimetra, më pas shtypeni çdo kulaç me një diametër rreth 20 centimetra. Piqni në një tepsi fillimisht nga njëra anë, pastaj nga ana tjetër, për rreth 10 minuta.

Me këtë recetë, do të mund të bëni 10 kulaçë buke.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.