DISA USHQIME PATJETËR DUHET TI SHMANGIN PERSONAT MBI 40 VJEÇ

DISA USHQIME PATJETËR DUHET TI SHMANGIN PERSONAT MBI 40 VJEÇ

Disa ushqime duhet t’i eliminoni patjetër nga tryeza juaj kur të arrini një moshë të caktuar.

Nëse në moshën 20-vjeçare metabolizmi ju lejon të hani shumë ushqime të shpejta në mbrëmje dhe të mos shtoni asnjë gram në peshë, nuk do të thotë se do të mund të vazhdoni me të njëjtat zakone edhe pas moshës 40-vjeçare. Jo vetëm që ato ushqime do të ndikojnë negativisht në pamjen tuaj, por edhe në jetëgjatësinë tuaj.

Nutricionistët kanë publikuar një listë të ushqimeve që veçanërisht meshkujt mbi 40 vjeç, duhet të përjashtojnë nga tryeza.

  1. Margarini

Ky ushqim përmban yndyrna të ngopura, për shkak të të cilave formohen pllaka kolesteroli në muret e enëve të gjakut. Është më mirë ta zëvendësoni me gjalpë të rregullt ose edhe të kaloni në vaj ulliri ose kokosi.

  1. Ëmbëlsues artificialë

Nitricionistët thonë se ëmbëlsuesit artificialë mund të jenë shumë më të rrezikshëm se sheqeri. Është më mirë t’i zëvendësoni me shurup panje, mjaltë ose shurup molle.

  1. Lëngje të gazuara

Pijet e gazuara nuk do t’ju bëjnë mirë. Të fryjnë, kanë efekt të dëmshëm në mëlçi dhe në zemër.

  1. Alkooli

Mjekët këshillojnë fuqimisht që të reduktohet konsumi i pijeve alkoolike pas moshës 30 vjeçare. Dëmtimi i të gjitha organeve nuk është aspak i papërfillshëm.

  1. Lëngje frutash

Këto pije në dukje të shëndetshme janë në fakt plot me fruktozë, një sheqer natyral. Nëse pini sasi të mëdha lëngje çdo ditë, jo vetëm që nuk mund të humbni peshë, por do të shtoni edhe peshë në stomak. Yndyrët e tillë quhen viscerale dhe mund të shkaktojë sëmundje të sistemit kardiovaskular, diabet dhe sëmundje të tjera që lidhen me çrregullime metabolike.

  1. Ëmbëlsirat

Sigurisht, ndonjëherë mund të përballoni një ëmbëlsirë të vogël, por meshkujve mbi 40 vjeç rekomandohet të kufizojnë konsumin e ëmbëlsirave. Këto ushqime jo vetëm shtojnë peshë, por ndikojnë edhe në cilësinë e lëkurës, duke shkaktuar rrudha.

  1. Mishi i përpunuar

Mishi i përpunuar përmban shumë nitrate dhe konservues. Ato dëmztojnë tretjen e ushqimit, duke shkaktuar fryrje. Është gjithashtu e dëshirueshme që të zvogëlohet sasia e mishit të pjekur në skarë. Për shkak të temperaturave të larta gjatë përgatitjes, në produkt formohen aminat heterociklike dhe hidrokarburet aromatike policiklike.

  1. Produkte të qumështit me pak yndyrë

Këto produkte qumështi duken si një ide e mirë për ata që duan të humbin peshë. Megjithatë, në realitet, këto produkte janë plot me përbërës karbohidrate që vetëm sa shtojnë dëshirat për ushqim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.