RECETA PËR PATATE TË PJEKURA NË FURRË

RECETA PËR PATATE TË PJEKURA NË FURRË

Patate në furrë, është versioni ideale për fundjavë apo për ndonjë festë familjare.

Përbërësit:

▪ 2 kg patate,
▪ 250 ml ajkë,
▪ 200 g djathë krem,
▪ 1 lugë kripë,
▪ 1 çerek luge të vogël piper të bluar,
▪ 1 thelb hudhre,
▪ 1 lugë gjalpë të shkrirë,
▪ gjysmë luge të vogël spec të bluar.

Përgatitja:

Zieni patatet në ujë të njelmët, jo më shumë se njëzet minuta.

Përzieni ajkën, djathin, kripën, piperin dhe hudhrën e grirë, shtoni patatet dhe bëni pure.

Kur të përftoni strukturën e dëshiruar, qiteni në enë për pjekje, mbulojeni me folie dhe futeni në frigorifer për disa orë.

Ngroheni furrën në 180 gradë.

Qitni gjalpin në patate dhe sipër qitni pak spec të bluar.

Piqeni rreth 30 minuta dhe menjëherë shërbejeni. 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.