DISA USHQIME NUK DUHET T’UA JEPNI FOSHNJAVE

DISA USHQIME NUK DUHET T’UA JEPNI FOSHNJAVE

Edhe pse kur ushqeni foshnjet është interesante të eksperimentoni me mjaft shije dhe tekstura të reja, mos rrezikoni, shmangni ushqimin potencialisht problematik.

Derisa e ushqeni me fruta, perime, apo mish, duhet të ndiqni me kujdes a ka foshnja ndonjë lloj reagimi nga ushqimi që i jepni. Disa ushqime foshnjave nuk duhet t’ua jepni.

DJATHI

Mos i jepni djathëra të buta, të papasterilizuara ose djathëra blu në vitin e parë të jetës për shkak të rrezikut të listerisë – të rrallë por serioz i helmimit me ushqim.

GUACAT

Këtë ushqim duhet shmangur deri në muajin e nëntë të foshnjës, sepse mund të shkaktojnë alergji dhe janë shkaktari kryesor i helmimit me ushqim. Megjithatë, nëse vendosni t’ia jepni foshnjës suaj, kontrolloni a janë të freskëta dhe a janë të ziera mirë.

Foshnjat janë gati për të filluar ushqim të zakonshëm në periudhën nga 4-6 muaj, vetëm dhe vetëm kur paraqesin shenjat e duhura, të cilat janë:

Foshnja është në gjendje të komandoj kokën anash dhe lart – poshtë, gëlltitet duke përdorur edhe pjesën e parme të gjuhës, tregon interes ndaj ushqimit të më të rriturve të pranishëm.

Mosha 4-6 muaj

Filloni drithërat e gatshme të pasuruara me hekur, të përgatitura enkas për këtë moshë, të shoqëruara me qumështin e gjirit ose formulës ose ujë.

Filloni mishin e kuq të bluar shumë imët, fasulet, zarzavatet dhe frutat të bluara në formë pureje të hollë dhe nga pak. Kjo moshë paraqet rrezik të lartë të mungesës së hekurit dhe për këtë arsye rekomandohen mishi dhe legumet.

Bananet, mollët e ziera, dardhat, patatet e ëmbla dhe mielli i orizit janë ndër më miqësorët si fillim.

Mosha 6-8 muaj

Filloni me perime dhe fruta të shtypura, si dhe lëng frutash të holluar, në sasi të vogla.

Mosha 8-10 muaj

Filloni bukë dhe drithëra të tavolinës (ushqime që konsumohen edhe nga të rriturit, por sigurisht në formë të zbutur)

Filloni kosin

Filloni copëza zarzavatesh dhe frutash të gatuara derisa të bëhen të buta.

Gradualisht filloni pjesë të plota mishi, gjellësh, vezësh dhe fasule të shtypura.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.